ΕΙΔΗΣΕΙΣ

35 mije emigrante shqiptare te rikthyer, po punojne tokat e djerra

Jane rreth 35 mije emigrante qe jane kthyer ne zonat rurale te vendit tone dhe te angazhuar qe te gjithe me pune.

Jane rreth 35 mije emigrante qe jane kthyer ne zonat rurale te vendit tone dhe te angazhuar qe te gjithe me pune.

Dikush me bujqesi, dikush me veprimtari blegtorale, dikush me pemetari, dikush ka hapur nje fabrike, dikush nje baxho, dikush ka mbjelle ullinj, dikush ka punuar token qe e kishte djerre etj. Nje fakt te tille e pohon per “KJ”, gjate nje interviste te posacme, presidenti i Keshillit Shqiptar te Agrobiznesit, Enver Ferizaj, sipas te cilit, kjo le te kuptohet se sektori i bujqesise nuk eshte shfrytezuar potencialisht dhe se ka vertet resurse brenda tij, qe mund te jene produktive dhe te futin ne pune shume njerez. “Mund te thuhet se bujqesia eshte i vetmi sektor, i cili e ka perballuar krizen gjate viteve te fundit”, pohon ai. Duke vijuar me tej me faktin, se ka qene pikerisht bujqesia, e cila ka perballuar edhe kthimin e emigranteve nga kriza qe ka perfshire vendet e Bashkimit Evropian …

Z.Ferizaj, c’mund te na thoni per ecurine e sektorit te bujqesise ne vendin tone? Ku referohet rritja e treguesve te saj?

Nisur nga rezultatet qe ka shenuar bujqesia ne teresi keto vitet e fundit, mund te thuhet se eshte i vetmi sektor, i cili e ka perballuar krizen gjate tyre dhe qe ka patur nje rritje relativisht konstante te themi, prej 6% ne vit. Si edhe mund te themi se eshte nje nga sektoret, i cili ka gjeneruar vende te reja pune dhe ka perballuar kthimin e emigranteve nga kriza qe ka perfshire vendet e Bashkimit Evropian. Pikerisht, si rezultat i kthimit te tyre eshte bere qe te shtohet siperfaqja e tokes se punueshme dhe investimet ne bujqesi. Pasi ata kane ardhur nga jashte me nje pervoje dhe kapital, te cilin e kane vene ne sherbim te fermave te vogla dhe familjeve te tyre. E se bashku, kane ndikuar keshtu ne faktin qe te kemi rritje te prodhimit. Ku ka ndikuar natyrisht edhe dhenia e granteve prej qeverise gjate ketyre pese viteve te fundit, falas per bujqesine. Sado qe kane qene grante modeste, pasi nuk kane plotesuar te gjitha nevojat qe kane patur fermat dhe prodhimi bujqesor, por ato kane dhene gjithsesi nje impakt mjaft pozitiv. Duke bere qe ne te kemi tani me shume hektare te mbjella me arrore, me frutore, me ullinj, dhe kesisoj, te kemi nje shtim te prodhimit te tyre. Si per tregun brenda vendit, edhe per ate jashte tij. Duke bere qe te shtohen gjithashtu

shume edhe siperfaqet e serave ne vend, pasi dihet se ne kemi siperfaqe toke 2.5 here me pak se mesatarja e Evropes, por si rezultat i mbjelljeve ne disa zona te tilla bregdetare si Xara, Divjaka etj, kemi arritur qe kete siperfaqe ta maksimalizojme dhe te kemi rritje te prodhimit bujqesor. Pa harruar te permendim edhe faktin tjeter, se rritje ka shenuar edhe prodhimi blegtoral, ku mund te thuhet se kemi firma mjaft moderne, me standarde te BE-se, si te prodhimit te mishit, derrave, apo pularite qe plotesojne nevojat por edhe prodhojne veze per eksport. E ne kete aspekt, une shoh anen pozitive.

A keni ndonje shifer konkrete, se sa emigrante shqiptare jane kthyer nga jashte dhe sa i jane dedikuar sektorit te bujqesise?

Jane rreth 35 mije emigrante qe jane kthyer ne zonat rurale, sipas te dhenave qe ne disponojme nga perfaqesuesit tane ne komuna. Te cilet jane futur qe te gjithe ne pune, te angazhuar dikush me bujqesi, dikush me veprimtarine blegtorale, dikush me pemetari, dikush ka hapur nje fabrike, dikush nje baxho, dikush ka mbjelle ullinj, dikush ka punuar token qe e kishte djerre etj. Kjo eshte pra ajo qe themi, se ky sektor nuk eshte shfrytezuar potencialisht. Ne vertet kemi pak toke, por kemi resurse shume te mira qe mund te jene produktive dhe te futin ne pune shume njerez.

Si do t’i vleresonit masat e fundit te ndermarra nga qeveria per sektorin agro-industrial, per shembull heqjen e TVSH-se per imputet dje makinerite bujqesore? Cili eshte efekti i tyre real dhe cilat jane kerkesat tuaja te radhes ndaj qeverise?

Ka disa vjet qe ne i kemi drejtuar kerkesa qeverise, duke arritur ne implementimin e mases per heqjen e TVSH-se ndaj makinerive bujqesore. Mase kjo e cila ka nje impakt sipas parashikimeve tona, deri ne 200 milione euro si pakete. Nje shifer e larte kjo per t’u perballuar ne fakt nga qeveria, pasi ajo duhet te gjeje menyra te tjera per ta zevendesuar ate ne buxhet. Por nga ana e fermereve ajo eshte mirepritur mjaft mire dhe ata kane mbetur mjaft te kenaqur nga kjo iniciative e qeverise. Por mund te them se ka edhe verejtje, pasi ne momentin qe qeveria ka dale me nje deklarate te tille, duhej te kishte marre masa per implementimin e saj te menjehershem. Per vete faktin se ne jemi ne sezonin e mbjelljeve te pranveres te cilat kane nisur ne 15 mars dhe perfundon ne 15 prill per zonat fushore dhe 15 maj per ato kodrinore-malore. Ne kete situate, ka filluar importi i plehrave kimike, i makinerive dhe ende ligji nuk eshte implementuar ne praktike,. Kur ne kemi kerkesa dhe pyetje nga biznese te ndryshme nese eshte bere e vlefshme kjo mase e qeverise. E kjo eshte nje kerkese qe ne i bejme qeverise, pra meqe ka nje vullnet prej saj per te aplikuar te tilla masa, ato te vihen sa me shpejt ne praktike.

A keni ndonje te dhene si po ecen kultivimi dhe eksportimi i bimeve medicinale ne vend?

Ky perben nje nga sektoret qe ka nje fuqi shume te madhe ne te gjitha zonat e Shqiperise dhe qe siguron miliona euro per eksport. Por ka edhe nje te mete, qe po keqperdoret, pasi bimet po shkulen me gjithe rrenje e kjo duhet te kritikohet, pasi po demtohen. Por kemi ne te njejten kohe edhe nje shtim te sasise se bimeve medicinave ne kushte industriale, ku nuk kemi mbjellje natyrale. Pra qe eshte realizuar me farera, me fidane, por gjithsesi, nuk eshte metode natyrale. Ne mendojme se eshte mire qe zona potenciale me te tilla bime, si ajo e Carcoves ne Permet, Gryke e Kelcyres etj, duhet te kene nje menaxhim, per shembull nga drejtorite pyjore dhe te mos lejohen qe te shkulen me gjithe rrenje. Kjo eshte nje dhurate qe neve na e ka falur Perendia dhe po e demtojme me deshire. Gje qe do te kete pasoja me pas.

Po me projektin e ullirit, cfare rezultatesh konkrete jane vene ne dukje vitet e fundit?

Ulliri ka patur sivjet nje dyfishim te prodhimit te tij. Si per vaj, si per tavoline. Ne po shkojme ne mbi 10 milione rrenje. Dhe kane nisur te japin prodhim tashme edhe rrenjet e mbjella se fundmi, pasi ulliri e jep ate pas nje periudhe 3-vjecare. Sikunder, edhe mollet kane njohur nje rritje te prodhimit vendas. Te cilat e shfaqin diferencen me ato te ardhura nga jashte, te importuara, po t’i shohesh nga aroma dhe shija qe kane.

Si paraqitet situata e eksporteve te prodhimeve bujqesore “Made in Albania”?

Cdo vit kemi patur rritje te eksporteve bujqesore. Per shembull, mollet shqiptare kane shkuar shume ne Kosove dhe Serbi. Madje kemi patur kerkesa edhe nga vende me te largeta si Lituania, qe duan te dine sa prodhime kemi dhe te importojne prej tyre. E nderkaq, ekziston edhe interesi i prodhuesve shqiptare, pasi ne momentin qe ka nje ngopje te tregut, sidomos gjate periudhes se veres me prodhime vendase, ata kerkojne tregje te huaja per te depertuar mallrat e tyre. Pra, rregullat qe percaktohen nga raporti i kerkese-ofertes. Kjo mbetet dicka pozitive.

Si po funksionon realisht ligji i ri per kooperativat? A ka patur ndonje interes per zbatimin e tij?

Qe disa persona te behen bashke ne nje kooperative, ata duhet te kene interesa te perbashketa. Duke u dhene fillimisht nje fond investimi, i cili duhet konceptuar per ngritjen e nje vendi ku ata te takohen, apo edhe te blerjes se makinerive te perbashketa, si dhe mjeteve te transportit. Ne vend, jane rreth dhjete shoqeri te bashkepunimit bujqesor, por ne kemi kerkuar nga qeveria qe grantet dhe keshtu eshte vendosur, te jepen kur ka shoqeri te bashkepunimit bujqesor. Pra, keto te kene prioritet ne marrjen e kredive dhe investimeve qe jep qeveria.

Po kreditimi qe marrin perfaqesuesit e sektorit bujqesor. Mos eshte me i veshtire se ai i sektoreve te tjere? A jane te besueshem ata para bankave aq sa investitoret e tjere?

Sektori bujqesor vepron me shume me ane te mikro-kredive i cili ka rezultuar i suksesshem, pasi institucionet qe i aplikojne ato, kane dhene kreditime ndaj biznesit pa koleteral deri ne 5 milione leke. Kane qene funksionale dhe kane kontribuar ndaj veprimtarise se fermereve. Ndersa tashme, jane edhe dy banka ne vend, qe kane nisur te financojne permes kredive sektorin e bujqesise. Duhet thene se sektori i bujqesise paraqitet absolutisht shume kredibel para bankave dhe institucioneve te mikro-kredive per te marre nje kredi. Nese me pare bankat financonin shume ndertimin, tani kane nisur aplikimin e disa paketave ndaj sektorit te bujqesise, duke nisur te investojne me shume ndaj tij. Sepse nese mund te thuash qe cdo familje tani ka nga dy apartamente apo mbaroi rruga, bujqesia eshte nje gje e cila nuk mbaron kurre.

Edhe dicka per politikat e tregjeve. Cfare duhet, qe prodhimi vendas te perfundoje i gjithi brenda tyre dhe te mos mbetet jashte?

Ekziston ne fakt nje ngerc, i cili ka te beje pikerisht me mungesen e qendrave te grumbullimit te prodhimeve bujqesore. Duhet qe fermeri te mos jete edhe prodhues, edhe tregtar, por te jete vetem prodhues dhe kete te dyten, ta beje dikush tjeter. Ne kemi tregje, por i ngarkojme njerezit me tregtimin e prodhimeve ne to. Fermeri e kalon kohen qe ne mengjes duke shitur atje, duke humbur diten e punes. Por nese do te ekzistonin qendrat e grumbullimit, ai do te perfitonte kohe, nga shitja e prodhimit te tij. Ndersa te ishin te tjeret ata qe do te merreshin me menaxhimin e sasise qe ai do te dorezonte prane tyre.

www.kohajone.com

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top