Shqip

31 fëmijët shqiptarë mbahen “peng” në Siri

31 fëmijë shqiptarë, 23 prej të cilëve të mitur, kanë udhëtuar përgjatë viteve 2012-2014 në Siri, kryesisht vetëm me baballarët e tyre të cilët kanë shkuar të luftojnë atje me forcat e ISIS-it. Bashkë me fëmijët numërohen edhe 13 gra. Shifrat janë publikuar së fundmi nga Rrjeti Ballkanik i Raportimit Investigativ BIRN. Gazetarët Aleksandra Bogdani dhe Flamur Vezaj kanë mundur të sigurojnë dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në të cilën zbardhen detaje të rëndësishme të këtij fenomeni. Në shkrim tregohet se si fëmijët mbahen “pengje” në kampet e luftës, edhe pasi prindërit u vriten gjatë luftimeve. Grupet radikale u pengojnë atyre kthimin në shtëpi.

Dy prej të miturve që ndodhen aktualisht në Siri janë Eva dhe Endri Dumani, 9 dhe 7 vjeç. Ata ikën rreth një vit më parë me babain e tyre Shkëlzenin, i vrarë para disa muajsh teksa luftonte. Me ta ndodhet gjyshja, por mesa duket askush nuk i lejon të kthehen. I afërmi i tyre, Ruzhdi Dumani, në një intervistë telefonike për “Pasdite në Top Channel”, pati pohuar këtë fakt: “Ajo thotë që fëmijët i ka afër, ditën rrinë nëpër objektë të caktuara ndërsa natën rrinë me të. Kur është larguar nga fëmijët, Shkëlzeni ia ka lënë amanet një shokut të tij dhe gjyshja tani duhet të takohet me atë person që të kalojë amanetin.”

Një rast i bërë publik ishte edhe ai i Erion Zenës, 8-vjeçarit nga Prishtina që u mor me vete në Siri nga i ati. Nga studioja e “Pasdite në Top Channel”, Pranvera Abazi, nëna e Erionit, bëri një apel të ndjerë për kthimin e të birit: “E fal për atë që ka bërë nëse më kthen djalin. Nuk do e akuzoj për asgjë.”

3 muaj nga apeli i Pranverës, Erioni u kthye në shtëpi.

Rasti i Erion Zenës është më fatlumi. Pavarësisht dramës dhe përjetimeve të këtyre muajve, për secilin prej fëmijëve kthimi në shtëpi do të ishte gjëja më e bukur që mund t’u ndodhë. Përgjatë gjithë jetës.

 

Marë nga: http://top-channel.tv/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top