ΕΙΔΗΣΕΙΣ

30 Emigrantë shqiptarë në Greqi i thojnë jo armëve kimike siriane

U organizua dje 15 Nëntor, para Ambasadës Shqiptare në Athinë,

U organizua dje 15 Nëntor, para Ambasadës Shqiptare në Athinë,

protesta e paralajmëruar nga FSHSHG kundër demontimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.

 

Dhe një herë komuniteti shqiptarë në Greqi zhgënjeu tërësisht. Vetëm 30 veta morrën pjesë…

Pse ndodhi kjo gjë?

Le të fillojmë nga organizatorët, atë që morrën këtë iniciativë

FSHSHG që ishte dhe organizatorja e kësaj demostrate, shkëlqeu me mungesën e saj. Asnjë lloj mase nuk ishte marrë. Biles vetë përfaqësuesit e kësaj organizate, qe e quajnë veten si përfaqësues të komunitetit shqiptarë në Greqi, erdhën më vonë nga orari zyrtarë i fillimit të demostratës….!!

Asnjëri nga kreyetarët e shoqatave që bëjnë pjesë në këtë federatë nuk ishte prezent, ose për të qenë të saktë për lexuesin tonë, ishin prezent dy-tre kryetarë shoqatash…kujtojmë këtu faktin se FSHSHG krenohet se ka në rradhët e saj 20 shoqata….sa për anëtarët e këtyre shoqatave…as që bëhet fjalë…

Per sa i perket organizimit…thjeshte nuk ekzistone…Kishte shkuar ora 17.00 dhe ishim mbledhur një numër i vogël njerëzish, kur një makinë na afrohet dhe na pyet se cilët jemi dhe çfar bëjmë. Dukej qyrtë se civilët në makinë ishin efektiva të policisë me rrobe  civile. Nuk kishte asnjë përfaqësues zyrtarë të demostratës të jepte shpjegime, dhe u detyruam të japim vetë shpjegime, ata na u përgjigjën se nuk ka asnjë leje dhe nuk është lajmëruar asnjë person për këtë demostrate….besoj se të dashur lexues e kuptoni se çfar sikleti ndjemë ne, ato pak të pranishëm atë moment..ishim komplet të zbuluar..

Me pak fjale mendimi jonë është se duhet FSHSHG të organizohet nëqoftëse dëshiron të quhet përfaqësuese e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Pamje të tilla janë të turpëshme. Vërtetoni se i meritoni ato karrige që keni zoterinj kryetarë te gjithave shoqatave shqiptare në Greqi. Ktheni besimin e humbur të emigrantit..Organizoni komunitetin përpara se të jetë vonë.

 

Por edhe organizimi më i përsosur në botë nuk mund të fshijë indiferentizmin, neglizhencen dhe mosperfilljen.

Dhe me veprat tona emigrantët shqiptarë në Greqi këtë po vërtetojmë. Po vërtetojmë që  jemi patriotë facebook, dimë të kritikojmë, të kërkojmë llogari, të kërkojmë nga të tjerët të angazhohen….por vetem para ekranit te kompjuterit dhe të ulur ngrohtë ngrohtë në kolltukun tonë..

Redaksia jonë e albanians.gr morri me dhjetra mesazhe, komente, të tipit “pse nuk organizoni një demostratë kundër armëve kimike”. Biles kishte dhe nga ata që na shanin, dhe na ofendonin “dini vetëm të bëni party, zbëni asgjë për Shqipërinë, ju sjeni patriotë, ju se doni Shqipërinë etj etj”.

Publikuam këtë iniciativë , dhe artikulli u lexua brënda 24 orëve nga vetëm 500 vete, edhe pse është shfarur 20.000 herë!!!!!!! Dhe nga këto vetëm 24 vetë morrën mundimin ta bëjnë share me qëllim të lajmëronin dhe shokët e tyre. (Ishin mbase ato 24 vetë që erdhën në demostratë)

Kur publikuam organizimin e kësaj demostrate, mendonim me vete se do vinin me mijëra emigrante. Shqipëria në rrezik, duhej të ngrenim të gjithë zërin, duhet të thonim të gjithë JO.

Kishte nga ata që na thonin që kot e keni, nuk do vijnë me shume se 30 veta….këtu për toponimet dhe u mblodhën vetëm 13 veta , ndërkohë që femijet i kishin të bllokuar në Shqipëri, do vijne këtu për armët kimike???Për Shqipërinë??

Dhe ne i thonim po do vijnë, është problem serioz etj etj U zhgenjyem totalisht. Nuk dimë çtë themi…dhe zhgenjimin më të madh e ndjenë pjesmarrësit në demostratë…

Disa media shqiptare në Greqi do publikojnë fjalë të mëdha dhe do paraqesin një demostratë madhështore…por realiteti ishte komplet ndryshe…dje nëse Shqipëria fitoi komuniteti shqiptarë në Greqi humbi.

Duhet ta shikojmë realitetin në sy të dashur bashkeatdhetare. Duhet të korigjohemi, duhet mos të përsërisim gabimet e të kaluarës.

Kur ne vetë jemi mospërfilles dhe na intereson vetëm vetja jonë mos presim se do interesohen të tjerët për ne.

Boll me me llafe..Nëse ne vetë nuk jemi të aftë të organizohemi, të senisibilizohemi , të kërkojmë të drejtat tona , mos presim se do interesohen institucione ose shteti  për ne…

 

Shenim numër 1. Dëshirojmë te falenderojme ata 30 veta që morrën pjesë në këtë protestë sot. Vendosëm dhe ne që ishim prezent një gur të vogël për fitoren e madhe që u arrit sot në Shqipëri.

Shënim numër 2. Ngaqë disa persona do ngrihen dhe do thojnë, mirë ne por albanians.gr ku ishte, pse nuk organizoi diçka etj etj, do donim dhe një herë të sqaronim se portali www.albanians.gr është një faqe interneti, një gazetë elektronike (shiko ballkanweb në Shqipëri, newsit.gr në Greqi etj). Pra nuk është shoqatë ose institucion zyrtarë. Nuk ka së pari as të drejtë ligjore të organizoi protesta demostrata etj por nuk është dhe as qëllimi i saj të organizoi protesta. Qëllimi jonë është të informojmë emigrantët Shqiptarë në Greqi. Lajmet dhe informacionet që vendosen në albanians.gr lexohen mesatarisht nga 2500 veta në ditë. Ne nuk kemi anëtarë  por lexues. Gjithashtu dhe mbrëmjet rinore që organizojmë, ne thjeshtë lajmërojmë..çdokush vjen në mbrëmje me dëshirë dhe nuk i thërret njeri me zor…argëtimi është një nga qëllimet e albanians.gr. I shkruajmë këto më lartë sepse sa herë kemi tentuar të kritikojmë kundërargumenti ishte po ju ku jeni, ku i keni anëtarët tuaj etj

Per albanians.gr

Gaston Sanxhaku

 

FOTO

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top