Shqip

25-vjetori i rrëzimit të Murit të Berlinit

Gjermania përkujton sot përmes koncerteve dhe ekspozitave 25-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit. Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet që gjatë ditës të marrë pjesë në një “party” në ambient të hapur, që do të zhvillohet në Portën e Brandenburgut.

Balona të bardha, të vendosura përgjatë gjithë shtrirjes së ish-murit, do të lëshohen më pas duke simbolizuar zhdukjen e murit, i cili u ndërtua në vitin 1961 për të ndalur kalimin e popullit nga Gjermania Lindore komuniste drejt Gjermanisë Perëndimore. Rrëzimi i tij në vitin 1989 u bë edhe një simbol i fuqishëm i fundit të Luftës së Ftohtë.

Kancelares Merkel do t’i bashkohen gjatë momentit të festimeve edhe ish-lideri i unionit tregtar polak, Lech Walesa, si dhe Mikhail Gorbachev, lideri i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik. Muri i Berlinit kishte një shtrirje prej 155 km në total, një pjesë e mirë e së cilës kalonte përmes Berlinit, ndërkohë që sot vetëm 3 km prej tij qëndrojnë ende.

Me shembjen e tij, Gjermania, e cila ishte ndarë në 4 zona ushtarake pas humbjes në Luftën e Dytë Botërore, u ribashkua. Më shumë se 1 milion vizitorë kanë zbritur në Berlin për festimet e kësaj fundjave, të cilat do të kulmojnë siç pritet në atë që quhet “Brandenburg Gate”.

Monumenti në fjalë ka qenë i paaksesueshëm gjatë ndarjes së Gjermanisë, ndaj dhe sot shihet si një simbol i ribashkimit të vendit. Të shtunën, njerëzit pozuan përballë atyre pak mbishkrimeve të mbetura në atë mur, si dhe kanë lexuar buletinët e informacionit mbi jetën përgjatë 28-viteve të Berlinit të ndarë.

BURIMI www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top