ΕΙΔΗΣΕΙΣ

21 Mars Dita Ndërkombëtare kundër racizmit. Nënshtetësi tani për të gjithë fëmijët

21 Marsi është e njohur si dita

21 Marsi është e njohur si dita

ndërkombëtare kundër rracizmit. U vendos me vendim të Organizatës të  Kombeve të Bashkuara në vitin 1966. Në vitin 1960 policia e Afrikës të Jugut  hapi zjarr gjatë një demostrate që u bënte kundër ligjeve rraciale që kishte vendosur qeveria e të bardhëve. Si pasojë 70 veta mbetën të vrarë.

 

Por nga ajo ditë rracizmi nuk u zhduk, ksenofobia, diferencimi rracial, urrejtja kundër një peresoni që nuk ka të njëjtën ngjyrë, nuk flet të njëjtën gjuhë, mbeti. Sot nuk kemi ngjarje si te marsit të 1960 por sot edhe pse kanë kaluar kaq vite nga ajo datë përsëri me mijëra vetë në botë bien pre e sulmeve rraciste .

Në Greqi jetojnë me mijëra emigrant, mbi 500000 të ligjëshëm dhe një numër po aq i të paligjëshëm. Emigrantët që jetojnë në Greqi, si rregull bien pre e sulmeve rraciste, dhe sidomos ato që kanë orgjinën nga vëndet e Azisë dhe Afrikës

Por dhuna rraciste mund të ndahet në dy kategori të mëdha. Dhuna trupërore dhe psikollogjike.

Dhuna trupërore ushtrohet nga persona që kujtojnë se duke bërtitur “Nuk do bëhesh grek o shqiptar” apo jashtë emigrantët nga Greqia, apo goditur një emigrant, duke e vrarë atë , bëjnë “detyrën e shenjtë” kundrë Atdheut. Të shtyrë nga grupe apo parti rraciste dhe ultranacionaliste apo thjeshtë nga budallallëku që kanë në kokë ushtrojnë dhunë kundër emigrantëve, duke i rrahur goditur apo dhe duke vrarë emigrantë. Shifrat janë tragjike, mbi 120 sulme ne vitin 2012, një emigrant i vrarë në Janar nga “patriot” grek të cilët mbasi bën “detyrën e shenjtë” të zhdukin një emigrant nga Greqia e vodhën,sepse siç është e ditur ultranacionalizmi me barkun bosh nuk bëhet

Por ekziston dhe dhuna psikollogjike, e cila fatkeqësisht ushtrohet nga nivele më të larta, dhe prek të gjithë emigrantët. Rasti i fundit ishte ndryshimi i ligjit për dhënjen e nënshtetësisë. Brënda 24 orëve shpresa e qindra emigrantëve të marrin nënshtetësinë greke u zhduk, dhe u rikthye pasiguria e dokumentave, pasiguria e të qënin gjithëmonë me pullën “i huaj”. Kjo preku dhe fëmijët e vegjël që lindin këtu, studentët të cilët mbasi kanë bërë gjithë atë përpjekje nuk i njihet e drejta e ushtrimit të zanatit të tyre vetëm pse nuk kanë nënshtetësinë greke.

Qeveria greke po bën ndryshimin e ligjit 38/38 i cili sipas saj ishte shumë i butë, dhe duhet të ashpërsohet akoma më shumë. Ligji 38/38 theksonte se çdo fëmijë që lind në Greqi merr automatikisht nënshtetësinë greke, kurse ligji i ri parashikon që një fëmijë që lind në Greqi duhet të mbushi 18 vjeç dhe pastaj të vendos a do marri nënshtetësinë greke. Pra për 18 vjet fëmija do quhet i huaj dhe emigrant, do robtohet në sportelet e dhënjes të lejeve të qëndrimit, nëpër dyert të ambasadave dhe institucioneve, do quhet i huaj..dhe pastaj…një ditë të bukur do e thërrasin dhe do i thojnë “fëmijë i dashur mbas 18 vjet që për ne ishe i huaj do tani të bëhesh grek!?”

Është e palejueshme tashmë që po lindin fëmijët e fëmijëve të emigrantëve, aty ku kaq kohë flisnim për brezin e dytë të emigrantëve, dhe për pak do fillojmë dhe do flasim për brezin e tretë, në Greqinë e 2013, në Greqinë e Bashkimit Europian dhe të kulturës perëndimore, rracizmi dhe ksenofobia të demostrohen nga nivelet më të larta, nga vetë qeveria.

Emigrantët  bëjnë thirrje. Nënshtetësi tani për të gjithë fëmijët që lindin në Greqi. Një fëmijë që lind në Greqi, jeton në Greqi, merr kulturën dhe arsimin grek, ska pse të presi deri në moshën 18 vjeçare për të marrë nënshtetësinë greke

 

Për albanians.gr

Gaston Sanxhaku

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top