ΕΙΔΗΣΕΙΣ

20000 biznese shqiptare në Greqi

Në Greqi që në vitin 1991 kanë emigruar

Në Greqi që në vitin 1991 kanë emigruar

me dhjetra mijëra shqiptarë. Emigrantët shqiptarë në Greqi me dokumente të rregullta këtë moment llogariten në mbi 300000 vetë kurse sipas disa burimeve po të shtosh dhe emigrantët shqiptarë të paligjëshëm , numri i emigrantëve shqipëtar që ndoehn në Greqi arrin mbi 500000 vetë.

 

Emigrantët shqiptarë në Greqi u punësuan në masë 80-90% në sektorin e ndërtimit , buqësisë ose shërbimeve shtëpiake (kryesisht gratë)! Por sipas gazetës greke TANEA një pjesë prej 5-7% të emigrantëve shqiptarë në Greqi ka arritur të ngrejnë  biznesin e tyre. Biznese që janë  të nivelit personal ose familjarë deri në biznese të mëdha që kanë xhiro vjetore miliona euro dhe punësojnë me qindra njerëz.

Sipas Dhomës të Tregëtisë dhe Industrisë të Athinës në Greqi janë të rregjistruar rreth 20000 emigrantë shqiptarë që kanë biznesin e tyre.  Nga këto 39,3% aktivizohen në sektorin e tregëtisë me pakicë pra kanë dyqane të vogla , ushqimore etj. 34,4% e bizneseve të emigrantëve shqiptarë në Greqi kanë të bëjnë me tregëtinë më shumicë kurse 19,8% e biznesmenëve shqiptarë në Greqi merren me sektorin e ndërtimit ose shërbimeve, ku pjesa dërrmuese e tyre janë kontraktorë ndërtimesh (Ergolavi në greqisht).

Sipas Dhomës të Tregëtisë pjesa më e madhe e bizneseve shqiptare në Greqi aktivizohen në Athinë, dhe një pjesë e konsiderueshme në Selanik. Por nuk mungojnë dhe qytete e tjera të mëdha të Greqisë Iraklio, Janinë dhe Patra. Disa nga këto biznese aktivizohen jo vetëm në Greqi, por kanë dhe filiale në Shqipëri si dhe në vënde të tjera të Ballkanit.

Sipas të dhënave zyrtare kontributi i emigrantëve në ekonominë greke kap shifrën e 2,5% të GDP të Greqisë, dhe rreth 10% e emigrantëve kanë blerë shtëpitë e tyre në Greqi.

 

Albanians.gr

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top