ΕΙΔΗΣΕΙΣ

2 grekë të ‘Agimit të Artë  kërcënonin familjen shqiptare Dënohen me 1 vit burg

Dy grekë janë dënuar nga Gjykata e Selanikut me 12 muaj burg, pas kërcënimeve ndaj një familje shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në nëntor të 2012 kur një burrë dhe një grua greke, anëtarë të partisë neonaziste Agimi i Artë kanë kërcënuar familjen shqiptare.

Hetimi i çështjes filloi, pas një ankese të bërë nga familja shqiptare. Sipas gruas shqiptare që kallëzoi dy anëtarët e Agimit të Artë, ata e kishin kërcënuar se do t’i digjnin shtëpinë nëse nuk largoheshin së bashku me burrin dhe dy fëmijët e mitur nga Greqia.

Të njëjtat kërcënime janë përsëritur disa ditë më vonë, këtë herë dy të arrestuarit (një burrë dhe grua, anëtarë të Agimit të Artë) kanë kërcënuar në telefon kryefamiljarin shqiptar.

BURIMI : http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=239017#sthash.txQVhEDo.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top