Shqip

18 Dhjetor Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve

18 Dhjetor Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve

18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, e cila është vendosur në vitin 2000. Më 4 dhjetor të 14 viteve më parë Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e mori këtë vendim, duke marrë parasysh numrin e madh dhe në rritje të emigrantëve nëpër botë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, le të riafirmojmë përkushtimin tonë për t’i dhënë formë shoqërive të ndryshme dhe të hapura, duke siguruar mundësi dhe jetë me dinjitet për të gjithë emigrantët”, ky është mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për këtë ditë.

Më 18 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme ka adoptuar Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Gjithë Punëtorëve Emigrantë dhe Anëtarëve të Familjeve të Tyre.

Shtetet anëtare të OKB-së, organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare janë të ftuar të mbajnë Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve nëpërmjet shpërndarjes së informacionit mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të emigrantëve, përmes ndarjes së përvojave dhe hartimin e veprimeve për të siguruar mbrojtjen e tyre.

Burimi http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=62920&kat=109

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top