ΕΙΔΗΣΕΙΣ

14-vjeçarja denoncon të atin: Më ka përdhunuar 3-4 herë në muaj

Një vajzë e mitur ka denoncuar babain e saj në Policinë e Shkodrës, për abuzim seksual. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 14-vjeçarja M.B nga Velipoja, pretendon se është përdhunuar 3-4 herë në muaj nga babai i saj T.B 52-vjeç.

Mësohet se vajza është shoqëruar për të bërë denoncimin në polici nga dy motrat e saj më të mëdha, të cilat po ashtu kanë dëshmuar se i ati ka tentuar të abuzojë edhe me to.

Policia ka shoqëruar 52-vjeçarin, i cili po merret në pyetje nga specialistët e ngarkuar për çështjen në fjalë. Sipas policisë, ai nuk rezulton të jetë person me probleme mendore.

Ndërkohë ekspertë të policisë pritet të kryejnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme, për të verifikuar pretendimet e vajzës.

Mësohet se familja e vajzës jeton në kushte shumë të vështira ekonomike. 52-vjeçari ka shtatë vajza dhe dy djem, dhe vetëm dy prej tyre janë të martuar.

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top