Që nga viti 2014 ekziston një program, i cili quhet riatdhesim vullnetar për qytetarët e vëndeve të treta, me anë të të cilit u jepet e drejta emigrantëve të paligjëshëm të riatdhesohen në vëndet e origjinës pa patur efekte ligjore. Gjithashtu programi mbulon shpenzimet e riatdhesimit, si dhe ofron një shumë ekonomike për rifillimin e jetës në shtetin amë.
[maxbutton id=”5″]
Me anë të këtij programi, gjatë vitit 2015 u larguan 20255 emigrantë nga nacionalitete të ndryshme. Numri i emigrantëve shqiptarë që u larguan nga Greqia me anë të këtij programi arriti në 13744 persona që përbën 68% të numrit total të emigrantëve të riatdhesuar gjatë këtij viti. Mbas shqiptarëve vijnë emigrantët nga Pakistani , rreth 1500 emigrantë, si dhe nga Gjeorgjia rreth 800 persona. Rreth 3500 persona janë nga shtete të ndryshme si Siria, Afganistani, Bangladeshi, Turqia, Egjipti dhe shtete të tjera të Afrikës. *
Personat e lartpërmendur, u larguan nga Greqia, nëpërmjet programit të riathdesimit vullnetar, ose u dëbuan nga policia Greke. Për emigrantët në fjalë ishte nxjerrë vendim dëbimi nga Greqia me arsyetimin e hyrjes dhe qëndrimit të paligjëshëm në Greqi.
Ikja masive e emigrantëve Shqiptarë nga Greqia
Dikur Greqia ishte një nga vëndet që preferohej më shumë nga shqiptarët për të emigruar. Shkak për këtë është gjeografia e dy vëndeve të cilët kanë kufi tokësor mes tyre si dhe zhvillimi ekonomik i vrullshëm i Greqisë gjatë viteve 1990-2008, i cili krijoj nevojë për një numër të madh fuqie punëtore.
Por nga viti 2009 , vit i cili Greqia hyri në një krizë shumë të thellë ekonomike, renja e menjehershme e sekstorit të ndrëtimeve, sektor ku aktivizoheshin kryesisht emigrantët shqiptarë,si dhe humbja e lejeve të qëndrimit për shkak të mos plotësimit të pullave, bënë që qindra mijëra shqiptarë të largohen nga Greqia.
Sipas Ambasadës Shqiptare në Athinë numri i shqiptarëve që janë larguar nga Greqia gjatë këtyre 6-7 viteve të krizës arrin në 180.000 me 200.000 emigrantë. Gjithashtu shifrat e Ministrisë së Brendëshme Greke thojnë se në vitin 2009 në Greqi kishte rreth 550.000 shqiptarë me leje qëndrimit, kurse në vitin 2015 kjo shifër arriti tek 338.000
Gjithësesi rënja e numrit të emigrantëve shqiptarë në Greqi shpjegohen nga disa fakte. Së pari dhjetra emigrantë shqiptarë u larguan nga Greqia për në Shqipëri gjatë viteve të krizës. Së dyti dhjetra emigrantë shqiptarë u larguan nga Greqia në drejtim të shteteve të Bashkimit Europian. Dhe së treti dhjetra emigrantë shqiptarë arritën të përfitonin nënshtetësinë Greke, kështu që nuk konsiderohen më emigrantë.
*Këto shifra janë përmbledhje e shifrave sipas muajit, siç janë deklaruar nga Policia Greke, dhe i kemi pulikuar në Albanians.gr gjatë çdo muaji. Komunikata zyrtare e Policisë ende nuk është bërë publike
