ΕΙΔΗΣΕΙΣ

12 Gushti, Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Rinisë, e cila festohet çdo vit më 12 gusht, me të vetmin qëllim që të pranojë dhe njohë përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve anembanë botës për përmirësimin e shoqërisë globale.

Synimi i kësaj dite është promovimi i mënyrave të ndryshme nëpërmjet të cilave rinia do të angazhohej në mënyrë aktive në dhënien e kontributeve sa më pozitive për komunitetet e tyre.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Në nder të kësaj dite, në mbarë botën organizohen koncerte, seminare, ngjarje kulturore, që përfshijnë zyrtarë dhe takime kombëtare, lokale qeveritare dhe organizata rinore.

Të rinjtë janë burim i paçmueshëm për çdo komunitet. Perspektiva e tyre unike, njohuritë, eksperienca, sjellin diversitet dhe pasuri për projektin komunitar.

Në vendin tonë pjesa më e madhe e popullsisë janë të rinj, dhe si të tillë ato janë potenciali kryesor për zhvillimin e shoqërisë duke qenë dhe pjesa më aktive e popullatës tonë.

/Shekulli Online/S.L./

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top