Shqip

11 vjet Albanians.gr Portali më i madh për Shqiptarët në Greqi

Sot për ne është një ditë e veçantë. Portali www.albanians.gr mbush 11 vite nga dita që u doli online.

Ëndrra jonë ishte të krijojm një komunitet online ku do takoheshin të gjithë shqiptarët në Greqi. Të krijojmë një “kënd” virtual për të gjithë ne shqiptarët që jetojmë në Greqo.

Gjithashtu nëpërmjet artikujve, analizave , intervistave etj , kishim si qëllim të vinim në ndihmë bashkatdhetarëve tanë, për tu bërë sa më të mundur zgjidhjen e problemeve të tyre. Problemeve me dokumentat , me lejet e qëndrimit, me çështjet e nënshtetësisë etj.

Ishim të parit që krijuam mundësinë tek emigrantët shqiptarë të kenë të gjitha informacionet  online, në kompjuterin e tyre , biles disa herë edhe përpara se një mundësi të tillë ta ofronin vëtë institucionet zyrtare.

Dhe besojmë se sot mbas 11 vitesh,  Albanians.gr arritëm të plotësojmë ëndrrën dhe qëllimin tonë. Këtë e vërtetojnë me mijëra artikuj dhe miliona lexues që kemi gjatë këtyre 11 viteve.

Por kjo nuk do ndaloj këtu. Përpjekja do vazhdoj. Kemi akoma shumë për të dhënë, kemi akoma shumë për të ofruar.

Duke përfunduar, dëshirojmë tju falenderojmë për mbështetjen që na keni dhënë gjatë gjithë këtyre viteve. Pa ju do ishte e pamundur të bëhej asgjë.  Pa ju nuk do ishte e mundur të bëhej realitet ëndrra jonë.

Albanians.gr Portali më i madh për Shqiptarët në Greqi

ΣΧΟΛΙΑ

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close