Vetëm një ditë pas takimit që ministri i brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri zhvilloi me homologun e tij grek, ku i kërkoi të marrë fund kthimi pas asnjë arsye i shtetasve shqiptarë në Kakavijë, vetëm në 24 orë mbi 100 shtetas shqiptarë janë kthyer pas nga policia greke.
Sipas shtetasve të kthyer, policia greke nuk u ka dhënë asnjë shpjegim për këtë masë të ndërmarrë ndaj tyre, edhe pse disponojnë dokumente të rregullta
