Shqip

10 vendet më të rrezikshme për femrat që udhëtojnë vetëm

Udhëtimi në vende ekzotike dhe të largëta është një eksperiencë e bukur, por për femrat mund të jetë edhe e rrezikshme, sidomos kur udhëtojnë vetëm.

Ngacmimet në rrugë apo taksistë të bezdisshëm mund ta kthejnë një udhëtim të bukur në një udhëtim të rrezikshëm.

Krime të tmerrshme ndaj femrave po bëhen të zakonshme në vende si India, Turqia apo Maroku. Julie Kreutzer, bashkëpronare e faqes së internetit International Women’s Travel Center, ka shkruar gjerë e gjatë për këtë çështje dhe ka thënë: “Jam e habitur sesa i rrezikshëm është udhëtimi i femrave në vende të caktuara. Ka vende shumë armiqësore dhe të pasigurta për një femër.”

‘Daily Mail’ ka publikuar 10 vendet më të rrezikshme për femrat që udhëtojnë vetëm:

1- India
2- Brazili
3- Turqia
4- Tajlanda
5- Egjipti
6- Kolumbia
7- Afrika e Jugut
8- Maroku
9- Meksika
10- Kenia

 

 

Marë nga: http://top-channel.tv/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top