Shqip

10 pyetjet më të shpeshta nga emigrantët në Greqi. Lexoni përgjigjen

10 pyetjet më të shpeshta nga emigrantët në Greqi. Lexoni përgjigjen

Redaksia jonë, www.albanians.gr çdo dit merr me dhjetra pyetje nga bashkëatdhetar që ndodhen në Greqi. Shumica e pyetjeve janë të njëjta , për të cilat kemi shkruajtur shumë artikuj në faqen tonë. Gjithësesi vendosëm të mbledhim 10 nga pyetjet më të shpeshta dhe tju japim përgjigje të shpejta.

Gjithësesi për të gjithë ata që interesohen për ligjet e emigracionit mund të klikojnë këtu

===> https://albanians.gr/metanasteutiko

===>https://albanians.gr/ΝΟΜΟΘΕΣΙΕΣ ΑΔΕΙΑ ΔΙΑΜΟΝΗΣ

Për të gjithë ata që interesohen për problemet e nënshtetësisë mund të klikoni këtu

===>https://albanians.gr/ΕΛΛΗΝΙΚΗ ΙΘΑΓΕΝΕΙΑ ΠΟΛΙΤΟΓΡΑΦΗΣΗ

Tek nënkatigoria Ερωτήσεις και απαντήσεις σχετικά με θέματα μετανάστευσης νομοθεσίας και Ελληνικής ιθαγένειας mund të gjeni me dhjetra pyetje përgjigje nga avokatët tanë për çështje specifike etj

10 pyetjet më të shpeshta nga emigrantët në Greqi.

  1. Nuk kam fare leje qëndrimi si mund të përfitoj?

Për të gjithë emigrantët që nuk disponojnë asnjë leje qëndrimi , e vetmja mënyrë për të marrë një leje qëndrimi është “Leja e Qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme”(άδειας για εξαιρετικούς λόγους). Sipas ligjit në fuqi, të drejtën për të marrë leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme e kanë të gjithë emigrantët, që ndodhen në Greqi 7 vitet e fundit, vazhdimisht dhe pa ndërprerje. Emigrantët janë të detyruar të vërtetojnë qëndrimin e tyre në Greqi këtë 7 vjeçar me mënyra të ndryshme si kontratë shtepie, bankare, llogari DHEKO etj. Kërkesa bëhet në Ministrinë e Brendshme në Pire, paravolo është 300euro dhe emigranti merr vërtetim të bardhë. Për më shumë rreth kësaj leje klikoni këtu Από 10 στα 7 χρόνια για την Άδεια Διαμονής για εξαιρετικούς λόγους

Vendimi i nxjerrjes të kësaj leje vonon gati mbi një vit. Pritet miratimi i një ligji që thot se aplikimi për këtë leje do iki nga ministria në pire dhe do bëhet më Drejtoritë e Deçentralizuara të Periferisë

 

    2. Kam pasur leje qëndrimi por tani nuk kam si mund të pëfritoj?

Për të gjithë emigrantët të cilët gjatë 10vjeçarit të fundit kanë pasur 5 vite leje qëndrimi, por e kanë humbur atë, jepen mundësia të marrin “Leja e Qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme”(άδειας για εξαιρετικούς λόγους). Vini re. Bëhet fjalë për ata që kanë pasur leje qëndrimi dhe jo vërtetime blu. Kërkesa për këtë bëhet në Drejtoritë e Deçentralizuara të Periferisë ku jetoni, paravolo është 300euro dhe emigranti merr vërtetim blu. Për më shumë rreth kësaj leje klikoni këtu Άδειες διαμονής για εξαιρετικούς λόγους από τις Αποκεντρωμένες Διοίκησης

 
3. Kam hyrë në Greqi me pasaportë. Mund të punoj dhe të nxjerr leje qëndrimi?

Për të gjithë emigrantët që kanë hyrë me pasaportë biometrike në Greqi (6mujori) nuk lejohet të punojnë ose të qëndrojnë në Greqi më shumë se 180ditë në vit. Në rast se emigranti shkel këtë afat kohor, ka mundësi të penalizohet me gjobë ose edhe me dëbim 5 vjeçar nga Greqia

 
 4.Me cilën leje qëndrimi mund të punoj në Europë?

E vetmja leje që të lejon punësim në shtetet e Bashkimit Europian(përveç Anglisë) është Leja e Qëndrimit Afatgjate (άδεια διαμονής επί μακρόν διαμένοντος) ose 5vjeçare siç njihet. VINI RE nuk bëhet fjalë për lejen e qëndrimit 5 vjeçare që i jepet studentëve ose kush ka mbaruar shkollën Greke(leja e gjeneratës së dytë).  Për më shumë rreth kësaj leje klikoni këtu άδεια διαμονής επί μακρόν διαμένοντος  Gjithashtu   kush disponon leje qëndrimi 10vjeçare ka mundësi ta kthej në leje qëndrimi afatgjatë pa qënë e nevojshme të paguaj paravolo Për më shumë klikoni këtu Μετατροπή άδειας διαμονής δεκαετούς διάρκειας σε επί μακρόν διαμένοντος

 
      5.Bashkshorti/bashkshortja nuk ka leje qëndrimi? Si mund të përfitoj?

Nëse njëri nga bashkshorti/bashkshortja nuk ka leje qëndrimi, atëherë e vetmja mënyrë të pëfritoj leje qëndrimi dhe bashkëshorti tjetër është me proçedurën e baskimit familjar. Për më shumë lexoni këtu Ορισµός των κριτηρίων ένταξης που απαιτούνται κατά την εξέταση αιτηµάτων οικογενειακής επανένωσης   Mundësia tjetër është nëse njëri nga bashkëshortët ka leje qëndrimi dhe kanë lindur dhe një fëmijë në Greqi edhe bashkëshorti tjetër mund të përfitoj leje qëndrimi për në Greqi.  Për më shumë lexoni këtu  Άδειες διαμονής για οικογενειακή επανένωση
       6. Me mungojnë ensima çfarë mund të bëj?

Për të gjithë atyre që i mungojnë ensimat dhe duhet të bëjnë kërkesë për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme, u jepet mundësia të blejnë ensimat e tyre  Për më shumë lexoni këtu Παράταση στις περιπτώσεις που εκκρεμεί η εξαγορά ασφάλισης ΙΚΑ για την χορήγηση άδειας διαμονής

 
     7.Kam dëbim (apelasi) si mund ta heq?

Për të gjithë ata që kanë vendim dëbimi, është shumë e vështirë heqja e dëbimit. Proçedura që duhet të ndjekin është të bëjnë kërkesë për heqjen e dëbimin 2 vite mbas datës së vënjes së dëbimit. Heqja e dëbimit mund të arrihet vetëm për arsye shumë serioze shëndetësore dhe familjare. VINI RE mundësitë për heqjen e dëbimit janë jashtëzakonisht të vogla

 
  8.Si mund të përfitoj nënshtetësinë greke? 

Ekszistojnë 3 mënyra për të përfituar nënshtetësinë Greke. E para për fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi dhe studjojnë në shkollat greke, për nxënësit që kanë bërë 9 vjet shkollë (fillore dhe gjimnaz) ose 6 vite shkoll (gjimnaz dhe likio) si dhe për studentët që kanë bërë vitin e fundit të shkollës në Greqi si dhe kanë mbaruar universitete Greke Për më shumë lexoni këtu https://albanians.gr/ΕΛΛΗΝΙΚΗ ΙΘΑΓΕΝΕΙΑ ΠΟΛΙΤΟΓΡΑΦΗΣΗ

E dyta është me proçedurën e Politografisis, ku emigranti duhet të ketë 7 vite në Greqi dhe të ketë leje qëndrimi afatgjatë(5 vjeçare, gjeneratës së dytë, apo 10vjeçare) Për më shumë lexoni  Απόκτηση ελληνικής ιθαγένειας με πολιτογράφηση

Mënyra e tretë është martesa me një nënshtetas Grek. Për të arritur në marrjen e nënshtetësisë duhet fillimisht mbas martesës nënshtetasi i huaj që është martuar me nënshtetasin grek të marri leje qëndrimi si bashkshort qytetari grek që ka afat 5vjeçar , dhe mbas kalimit të këtij afati kohor të bëj kërkesë për nënshtetësi me proçedurën e politografisis siç shpjeguam me lart.

VINI RE Nëse martesa bëhet me një qytetar që ndodhet jashtë Greqisë, fillimisht ndiqet proçedura e bashkimit familjar dhe pastaj pajisja me leje qëndrimi si bashkshort qytetari grek

 
    9.Kam dorëzuar aplikim për nënshtetësi? Si mund ta marr më shpejt?

E vetmja mënyrë për të marrë më shpejt nënshtetësinë është proçedura e përshpjetimit (επίσπευση). VINI RE. Kërkesa për përshpejtim duhet të shoqërohet nga dokumenacioni i përkatëshëm se pse dëshiron të bëhet përshpejtim. Nëse nuk shoqërohet nga doumentacionin shpejgues nuk merret parasysh kërkesa.

 
    10.Çfar bëhet për ushtrinë? Sa kohë do bëj?

Për të gjithë nënshtetasit e huaj që do marrin nënshtetësinë greke shërbimi i detyrueshëm ushtarak është 9 muaj. Shërbimi 3 mujor është vetëm për minoritarët. Për më shumë lexoni këtu Στράτευση αλλοδαπών οι οποίοι απέκτησαν την Ελληνική Ιθαγένεια

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top