Shqip

1 mijë Euro për të marrë certifikatë martese, shkarkohet nga detyra konsullja shqiptare në Milano

Konsullja shqiptare në Milano të Italisë është shkarkuar nga detyra me vendim të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Shkarkimi i konsulles Luljeta Çobani u bë pas denoncimit në emisionin ‘Stop’ në tv Klan, ku qytetarët paguanin një shumë parash prej 1 mijë Euro për të marrë çertifikatë martese, pa patur asnjë lloj vërtetimi apo dokumenti, nga njësia administrative përkatëse në Shqipëri.

[maxbutton id=”5″]

Ja përgjimet e publikuara nga emisioni ‘Stop’:

Qytetarja: Do ulemi këtu?

Sekseri: Ulemi këtu, pimë një gjë edhe unë shife sa kam lënë punën.

Sekseri: Unë e kryj. Unë kisha një vit pa shku aty, shkova dje i takova ata.

Sekseri: Se këtë veç ky xxxx e kryen.

Qytetarja: Konsull është ai apo konsull…

Sekseri: Femër.

Qytetarja: Është femër, ëhëë

Qytetarja: Do e realizosh dot, thua?

Sekseri: E ke të kryme kët, s’bëhet fjalë që s’do të thotë jo…

Sekseri: Unë tash nesër, veç i çoj këto (dokumentat) edhe lekët, edhe…

Qytetarja: Faleminderit!

Sekseri: Mbaji, mbaji (dokumentat) se kur të dalim mbrapa.

Sekseri: Nesër më mëngjes unë shkoj e t’ia çoj. Që do t’a kryj, a je t’u kuptu?

Sekseri: Vllanë tem i kam pagu për Zotin lekë.

Qytetarja: Më the në telefon për 800 euro. Sa i ke dhënë?

Sekseri: Unë ia kam dhënë e di… 800 euro njëherë, 200 euro njëherë.

Sekseri: 1000 euro marrin. E din edhe …

Qytetarja: 1000 euro.

Sekseri: Po, 1000 euro duhen patjetër me t’i kry.

Qytetarja: Tani, 1000 euro të t’i jap unë ty dhe do t’ia japësh xxxxx?

Sekseri: Xxxxx.

Qytetarja: Apo Konsulles?

Sekseri: Xxxxx i merr.

Sekseri: Xxxxx ia jep Konsulles, e dinë ata.

Qytetarja: Unë e kam gjetur dmth, një çun për të bërë martesën.

Sekseri: Shyqyr.

Qytetarja: Nesër e marr (Nulaostën) unë?

Sekseri: Po një ditë. Mos e marr nesër, pasnesër.

Qytetarja: Unë e kam idenë që është mashkull Konsulli?

Sekseri: Jo jo.

Qytetarja: Është femër?

Sekseri: Femër është.

Sekseri: Lulu, Luli, Lujeta se qysh e ka.

Qytetarja: A të t’i le unë këto letrat (dokumentat) ty?

Qytetarja: Po i le këtu.

Sekseri: Futi drejt, drejt, drejt!

Qytetarja: Të t’i le dhe lekët?

Sekseri: Kur të ulesh.

Qytetarja: Jo mo s’ka problem. Unë për të dhënë kam.

Sekseri: Po m’i jep.

Qytetarja: Sa? 1000 euro?

Sekseri: 1000 euro ke me dhënë.

Qytetarja: Prit se i kam kështu, tani. T’i numëroj.

Sekseri: Sido që t’i kesh…

Qytetarja: 100, 200, 300, 400

Sekseri: 500

Qytetarja: 500

Sekseri: Ja dhe 100 këtu, 600.

Qytetarja: Edhe 100, 600.

Qytetarja: Tani, 700, 800. 2,4, 850.

Qytetarja: Mbaji këto 850!

Qytetarja: 2,4,6,8,10.

Sekseri: Ça, ke më tepër aty!

Qytetarja: Prit më fal! 2,4,6,8,10.

Sekseri: 950.

Qytetarja: 2,4. Në rregull i ke, 1000 euro?

Sekseri: Po.

Qytetarja: Numëroi edhe njëherë!

Sekseri: S’kam ça i numëroj se i ke numëru ka herë.

Sekseri: Nesër shkoj unë aty, rri e qetë.

Sekseri: Tash nesër të marr në telefon, rri e qetë tash.

Sekseri: Të marr në telefon sa të dal prej Xxxxx, ça më thotë.

Sekseri: Të Konsullata. Ça do me e bo fill, po pres e po e marr.

Sekseri: Në mos e bo fill, vi të marr ty kur të jesh nesër, pasnesër.

Sekseri: Vimë e marrim bashkë, ose vjen ti (në Konsullatë).

Sekseri: A je t’u kuptu? Gjo më tepër?!

Sekseri: Unë kam shku e kam bo direkt të Konsullja, për vetë, për vëllain tem.

Sekseri: 800 euri ia dhashë Konsulles e 200 euro ia dhashë këtij Xxxxx, se a je t’u më kuptu?

Qytetarja: 800 ia dhe…

Sekseri: Po po ia dhashë Konsulles.

Qytetarja: Konsulles.

Sekseri: Dhe 200 euro ia dhashë këtij, (Xxxxx) aty ky. A je tu më kuptu?

Qytetarja: Është normale, një kafe.

Sekseri: Kafe merr dhe ai.

 

Milano, Itali/ Konsullata Shqiptare; Konsullata Kosovare

Punonjësja: Hajde!

Qytetarja: Unë jam mikesha e xxxx.

Punonjësja: Për ça erdhe ti?

Qytetarja: Për Nulaostrën.

Punonjësja: Për dokumentin.

Punonjësja: Po e dashur, po.

Qytetarja: Shumë faleminderit.

Punonjësja: Asnjë gjë.

Punonjësja: Tu bë vetëm për xxxx.

Qytetarja: E di.

Punonjësja: No comment!

Qytetarja: Gjithçka u likujdua me xxxxxx?

Punonjësja: Po po, patjetër!

Qytetarja: Jam në rregull e kam fjalën. Ju detyrohem gjë tjetër?

Punonjësja: Absolutisht.

Qytetarja: Ta shoh pak, se mos kanë bërë ndonjë gabim në emër?

Punonjësja: Ky është ….

Qytetarja: Rikardo…

Punonjësja: Komunën, emri jot. Ky është xxxx aaaa bbbb Stato Civile nubile… Datëlindja jote. Xxx je ti?

Qytetarja: Po

Qytetarja: Të falenderoj më gjithë shpirt! Sidomos xxxxx.

Punonjësja: Futi në çantë! Nuk mbahen dokumentat në dorë.

Punonjësja: Në rregull je?

BURIMI http://tvklan.al/web/skandal-ne-konsullaten-shqiptare-ne-milano-denoncimi-ne-emisionin-stop/

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top