LLOTARIA AMERIKANE

Vazhdon Llotaria Amerikane për këtë vit Rrezik të mbyllet vitin tjetër

Presidenti i Sheteteve të Bashkuara të Amerikës Donalt Trump, në një mesazh të tij në rrjetin social Twitter, bëri thirrje që programi i Llotarisë Amerikane të mbyllet.Presidenti amerikan tha se do t’i kërkojë Kongresit t’i japë fund këtij programi, të cilin e quajti çmenduri. Shkak për këtë është se terroristi që përgjaku  Nju Jorkun kishte shkuar në vitin 2010 në Shtetet e Bashkuara i përzgjedhur nga lotaria amerikane.

Me dëgjimin e këtij lajmi me qindra shqiptarë u shqetësuan sepse ëndrra amerikane nëpërmjet lotarisë mund të marrë fund.  Tre janë pyetjet kryesore që lindin nga thirrja e Presidentit Trump për mbylljen e llotarisë.

Pytja 1. Do mbyllet proçedura e Llotarisë Amerikane që po bëhet këtë vit?

Sipas të gjithëve analistëve në SHBA,  Trump nuk ka në dorë të mbyllë Llotarinë me një urdhër ekzekutiv, por për mbylljen e programit  duhet të vendosë Kongresi. Dhe tani në Kongres Presidenti ka çështje më të rëndësishme dhe “beteja” më të mëdha (ligji i taskave, zgjedhet e Kongresit etj etj) për të dhënë sesa anullimi i programit të Llotarisë Amerikane.  Pra Llotaria Amerikane për këtë vit do vazhdoj rregullisht. Ju kujtojmë se aplikimet për Llotarinë Amerikane, filluan më 18 Tetor 2017 dhe do përfundojnë në 22 Nëntor 2017. Rezultatet do dalin më datë 15 Maj 2018

Pyetja 2. Është ky viti i fundit i Llotarisë Amerikane?

Ekzsiston mundësia që ky të jetë viti i fundit i Llotarisë Amerikane, por kjo nuk është e sigurtë sepse siç shpjeguam mbyllja e këtj programi kërkon një vendim të Kongresit Amerikan. Një gjë është e sigurtë që jemi në vitet e fundit të Llotarisë Amerikane. Përpjekjet për anullimin e këtij programi dhe zëvëndësimin me një tjetër porgram kanë filluar që në 2013,  por një projektligj i tillë nuk kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve dhe afati skadoi për një gjë të tillë. Pra për të gjithë ata që ëndërrojnë një jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju këshillojmë që të APLIKONI TANI KËTË VITNXITONI DHE APOLIKONI TANI. PROVONI FATIN TUAJ. NUK DIHET SE PËR SA KOHË AKOMA DO NA JEPET KJO MUNDËSI   Zyra jonë ku mund të bëni aplikime ndodhet në Athinë, në Adresën Psaron 4 Platia Karaiskaki, Metaksurgjio. Për më shumë klikoni këtu http://albanians.gr/llotaria-amerikane-2017-aplikoni-tani-18-tetor-22-nentor-2.html

Pyetja 3. Çfar vjen mbas Llotarisë Amerikane 

Sipas projektligjit të 2013, dhe deklaratave të Presidentit Trump, Llotaria Amerikane do zëvëndësohet nga një sistem tjetër përzgjedhjeje , që do bazohet në meritat e emigrantëve. Pra nuk do jetë më përzgjedhja e rastit siç ndodh me llotarinë, por do përgjidhet kush merr më shumë pikë. Pikët do varen nga arsimimi i një personi, nga gjëndja civile, nga njohja e gjuhës angleze etj Pra me pak fjalë përgjidhja do bëhet më specifike.

Si konkluzion pra aplikimet për Llotarinë Amerikane për këtë vit do vazhdojnë normalish por ky mund të jetë viti i fundit i Llotarisë Amerikane. Ju kushillojmë të gjithë ato që ëndërrojnë të jetojnë në SHBA të aplikoni këtë vit. Mos e leni për ditën e fundit. Provoni fatin tuaj

ZYRA JONË NDODHET NË ATHINË.
ADRESA PSARON 4 PLATIA KARAISKAKI
Stacioni Metrosë Metaksourgeio. Zyrat tona ndodhet brënda ambjenteve të agjencisë të udhëtimit  TOP-LINES
Tel për informacione dhe mbyllje takimesh 698 869 6898 dhe 697 77 18 960
Email [email protected]

Orari i punës së zyrës: Çdo ditë nga ora 10.00 deri në orën 20.00

 

 

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top