Shqip

Tiranë: 15 vjeçarja vdes nga anestezia, mjeku tenton vetëvrasjen

Tiranë 15 vjeçarja vdes nga anestezia, mjeku tenton vetëvrasjen

Një operacion i lehtë, që duhet të ishte një rutinë për stafin mjekësor, përfundoi tragjikisht në spitalin privat “Continental” në kryeqytet.

15-vjeçarja Blerta Pepa hyri në sallën e operacionit pasi kishte dëmtuar meniskun e gjurit, por fatkeqësisht prej andej doli e vdekur. Adoleshentja e cila kishte pasion muzikën dhe kishte marrë pjesë në një konkurs, ndërroi jetë pak pas mesnatës së të hënës, ku dyshohet si pasojë e një mbidozë narkoze, e cila i shkaktoi temperaturë tejet të lartë.

Tragjedia nuk përfundon këtu pasi edhe mjeku anestezist, i cili mesa duket ka kuptuar se ka gabuar, ka tentuar të vrasë vetën, duke injektuar në trup preparat lënde anastezie.

Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa trupi i vajzës u dërgua në morg. Babai i Blertës tregon për Top Channel ngjarjen tragjike si dhe kërkon që drejtësia të veprojë.

“Doli mjeku ortoped, ishte gjerman tha çdo gjë ok. Kërkoj që drejtësia të merret me këtë spital, me mënyrat më ekstreme që ka ky shtet. Kam paguar 3500 euro, gjysmat se të tjerat do i merrnin mbrapa. Ata më thanë se vajza është e sigurtë e do dalë shëndoshë ndërkohë që ma morën në lulen e rinisë”, rrëfen Bardhi Pepa, i ati i Blerta Pepës.

Sipas familjarëve të Blertës, ajo vunte nga alergjia megjithatë grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekesore të 15-vjeçares, për të parë nëse bluzat e bardha të spitalit “Continental” kanë ndjekur procedurat standarte. Në shtëpinë e Blertës janë hapur dyert e mortit

Burimi Top Channel.tv

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top