Shqip

Tërmeti në Greqi Një shqiptar i plagosur në ishullin Kos 

Në ishullin Kos, i goditur nga tërmeti, por edhe në brigjet turke të Bodrumit, jetojnë dhe pushojnë mijëra shqiptarë.

Top Channel ka komunikuar me autoritetet lokale, të cilat konfirmuan se deri në mesditë rezultonte se vetëm një shtetas shqiptar nga Flogji i Korçës ka mbetur plagosur nga lëkundja e fuqishme sizmike.

Ai quhet Aldo Begolli. I plagosuri është dërguar në spitalin e ishullit me dëmtime në mes. Aldo Begolli është operuar dhe po merr mjekim në spital. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

REKLAMË 

Ambasada Shqiptare në Athinë është interesuar dhe ka vënë në dispozicon të familjes Begolli çdo ndihmë që do të jetë e nevojshme. Ndërkohë, një emigrante shqiptare ka rrëfyer momentet e panikut që shkaktuan luhatjet e dhunshme.

“Xhamia ka rënë komplet, rrugët janë shkatërruar të gjitha. Jemi në ankth sepse na kanë thënë që do bjerë një tjetër tërmet 6 ballë. Turistët dolën të gjithë jashtë dhe vetëm qanin. Komplet hotelet janë zbrazur, tërë dyqanet janë thyer, s’ka ngelur vitrinë pa u thyer”, ka treguar gruaja shqiptare.

Nga ana tjetër, Ambasada Shqiptare në Ankara ka deklaruar se mbas kontakteve me autoritetet, në zonën e Bodrumit nuk rezultojnë pushues shqiptarë të dëmtuar nga tërmeti.

Burimi http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=360072#k3

ΣΧΟΛΙΑ

Most Popular

To Top