Shqip

Të prekurit nga përmbytjet, pa rradhë në Drejtoritë e Emigracionit

Të gjithë të prekurit nga përmbytjet në zonën e Attikës perëndimore, Mandra, Neo Peramo etj të cilëve ju janë dëmtuar dokumentet , lejet e qëndrimit etj, do kenë mundësi ti  drejtohen Drejtorisë së Emigracionit të Administratës së Decentralizuar (DHAM e Pireut dhe DHAM B` Athinës ) dhe do të shërbehen pa radhë për të shmangur sadopak vonesat e mundshme që mund të krijohen nga mbingarkesa e punës që këto drejtori kanë gjatë kësaj periudhe.

Organizata «ΑΡΩΓΗ – PËRKRAHJE», i bëri  kërkesë Ministrisë së Punëve të Brendshme për lehtësimin e sadopaktë të emigrantëve shqiptarë që janë prekur nga katastrofa natyrale në Attikin Perëndimore, kërkesë e cila u bë e pranueshme prej Drejtorisë së Emigracionit pranë kësaj Ministrie dhe do të hyjë në fuqi qysh ditën e hënë, datë 20-11-2017

ΣΧΟΛΙΑ

Most Popular

To Top