Shqip

Takim i Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko me komunitetin Shqiptarë në Greqi

Gjatë qëndrimit në Athinë, Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko u takua me gazetarët dhe korrespondentët në Greqi, me të cilët zhvilloi një bisedë të frytshme lidhur me komunitetin shqiptar atje. Në takim u fol për integrimin dhe rëndësinë e aktiviteteve për diasporën që jeton në Greqi. Një çështje e rëndësishme e përmendur në diskutime, ishte plani për organizimin e një forumi të përvitshëm mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku do të përfshihen përfaqësues të brezit të dytë, biznese, politikanë, akademike etj.


Me pas, z. Majko u takua me mësuesit e gjuhës shqipe në Athinë. Ministri i njohu ata me hapat dhe inciativat që po ndërmerren për krijimin e lehtësirave për mësuesit e diasporës shqiptare. U përmendën plane konkrete që do të mundësojne një qasje më te lehtë ndaj librave shkollorë.

Gjatë bisedimeve të zhvilluara me një grup studentësh shqiptarë, Ministri Majko i informoi ata mbi një projekt në fazë të avancuar, i cili do tu mundësojë të njohin më mirë Shqipërinë. Ministri i Shteti për Diasporën i ftoi të rinjtë të vijnë në atdhe, për të diskutuar mbi plane konkrete, sipas fushës së tyre të interesit.


Ne takimin me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare u diskutua mbi projekte që do të synojnë mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve. Ministri u kërkoi atyre të jenë më aktivë e më të organizuar në shërbim të komunitetit shqiptar atje. Z. Majko i informoi ata me nismat që po ndërmerr ministria, të tilla si panaire, duke propozuar bashkëpunim në këtë aspekt. Nga ana e tyre përfaqësuesit e shoqatave e njohën Ministrin me problemet kryesore me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Greqi.

ΣΧΟΛΙΑ

The Latest

To Top