Shqip

Super fitore kuqezi Shqipëria mbosht Israelin 3-0 VIDEO GOLAT

Kuqezinjtë e De Biasit janë rikthyer te fitoret, pasi zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke dominuar ndaj Izraelit dhe arritën të fitojnë me rezultatin 0-3. Shqipëria rikthehet te rreshtimi i zakonshëm, 4-5-1 dhe që në fillim kërcënon izraelitët. Kuqezinjtë kanë kontrollin e lojës dhe i afrohen disa herë portës kundërshtare, por golin e gjejnë vetëm në minutën e 22-të.

Armando Sadiku merr një pasim mbi vijën e 16 metërshit dhe godet me të djathtën, duke gjetur cepin e portës izraelite.

Në minutën e 44 është sërish sulmuesi elbasanas, që kontrollon një top, nga një distancë prej mbi 25 metrash nga porta dhe sërish me të djathtën gjen rrjetën dhe dyfishon rezultatin.

Në pjesën e dytë, Shqipëria vazhdon të ruajë kontrollin e lojës dhe të sulmojë herë pas here rrezikshëm, derisa gjejnë golin e tretë, në minutën e 71-të.

Memushaj dërgon në rrjetë topin e ardhur në zonë nga Hysaj, pas një superaksioni të kuqezinjve, që pati si protagonistë, mbrojtësin shkodran dhe Cikalleshin.

Vlen të përmendet edhe ndeshja mjaft e mirë e portierit të kuqezinjve, Thomas Strakosha, i cili u tregua i gatshëm në çdo çast dhe realizoi disa pritje spektakolare.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria merr vendin e tretë të renditjes, me pikë të barabarta me Izraelin e vendit të katërt.

Goli i parë

Goli i dytë

Goli i tretë

Burimi www.top-channel.tv

ΣΧΟΛΙΑ

Most Popular

To Top