Shqip

Shqipëria e Greqia pranë marrëveshjes?

Sot zhvillohet tryeza e dytë mes ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias, në ishullin e Kretës.

Temat kryesore të bisedimeve dy palëshe greko-shqiptare janë rishikimi i Marrëveshjes së Kufirit Detar e 2009, Ligji i Luftës, situata e minoritetit grek në Shqipëri, varrezat e ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, vula apostile, njohja e patentave shqiptare ne Greqi etj

Gjatë ditës së djeshme diskutimet kanë zgjatur  për më shumë se 12 orë .  Me mbi 300 faqe material nga arkivi i MPJ dhe Arkivit të Shtetit, dokumente historike, harta të të gjitha natyrave dhe një ekspertizë shteruese në tavolinë, pala shqiptare tregoi se e ka marrë me shumë seriozitet takimin.

Kjo është hera e parë parë që palët po diskutojnë çdo pikë në detaje, për ato që quhen çështje të reja dhe historike mes dy vendeve. Klima pozitive mes palëve, por edhe dëshira për mbylljen përfundimtare të një sërë problemesh që prekin marrëdhëniet dypaleshe, duket se është edhe çelësi i zgjidhjes për disa prej temave, për të cilat dy ministrat nuk kanë dashur të publikojnë detajet.

Edhe pse ishte parashikuar që takimi të përmbyllej sot, mësohet se për shkak të dinamikës së diskutimeve dhe gamës së madhe të temave, është vendosur që ai të shtyhet të paktën deri të dielën.

(Foto nga hoteli ku janë akomoduar   dy delegacionet në zonën lindore të qytetit Iraklio të Kretës, ku po zhvillohen bisedimet.)

Me informacione nga top-channel  dhe shqiptarja.com

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top