Shqip

Shqipëria e Greqia pranë marrëveshjes? Çfar përfitojnë emigrantët shqiptarë 

Ndërsa vazhdojnë negociatat  mes ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias, në ishullin e Kretës, informacionet që na vijnë deri tani nga Kreta, janë se dy ministrat kanë rënë dakort për disa çështje shumë të rëndësishme. Lexoni më shumë rreth takimit http://albanians.gr/shqiperia-e-greqia-prane-marreveshjes.html

Siç raporton Top Channel siç duket deri tani është rënë dakort për çështjen e detit ku siç duket pala greke ka pranuar pozicionet shqiptare, si dhe po diskutohet ligji i luftës, ku po mundohet të gjetet klauzola juridike për ta shfuqizuar atë.

Një nga temat që me sa duket kanë rënë dakort dy pala , është vula apostile  Greqia ka pranuar heqjen e kësaj burokracie, sipas të cilës, çdo qytetar shqiptar që jeton në Greqi duhet të legalizonte çdo dokument të lëshuar nga institucionet shqiptare në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Kjo njohje nënkupton heqjen e kostove 27-vjeçare me të cilat u është dashur të përballen mbi gjysmë milion emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Gjithashtu burimet nga Kreta thojnë se është diskutuar dhe njohja e patentave shqiptare, gjë që pala greke e ka pranuar.

Takimi edhe pse ishte parashikuar vetëm për dy ditë, do zgjatet edhe një ditë akoma për shkak të axhendës të rëndësishme të temave që po diskutohen.

Pritet që kur të përfundojnë bisedimet të bëhen publike detajet e çështjeve që palët kanë rënë dakort.

Me informacione nga Top-Channel 

 

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top