Shqip

SHBA, emision për bregdetin shqiptar

Televizioni publik amerikan PBS, “Public Broadcasting Corporations” do të zhvillojë për herë të parë një emision për bregdetin shqiptar dhe trashëgiminë kulturore.

Grupi amerikan i xhirimit ka mbërritur në Shqipëri, në  bordin e anijes së famshme “Ëindstar”,  me ftesë të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, për të xhiruar bregdetin shqiptar dhe në veçanti Parkun Kombëtar të Butrintit. Emisioni i ndjekur nga mbi 20 milionë shikues amerikanë, është fokusuar në nxjerrjen në pah të potencialit turistik të bregdetit shqiptar, si dhe  ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në veçanti fshatrat e bregdetit.

Por ekipi amerikan u fokusua më tepër në prezantimin e modelit të suksesshëm të Butrintit, si një prej shembujve funksionalë për ruajtjen e trashëgimisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Emisioni “Escape Seeker”, do të prezantojë Shqipërinë për publikun amerikan, në fund të nëntorit. Ky emision ka një rëndësi të madhe për turizmin në Shqipëri, dhe promovimin e tij në SHBA.

BURIMI www.shekulli.com.al

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top