Shqip

 Rregullat e reja të lëvizjes në Shengen Pa vizë, por me formular

Pa vizë, por me formular! Në një intervistë për “Deutsche Welle”-n, Komisioneri i Çështjeve të Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopoulos sqaroi se Sistemi Europian i Informacioneve të Udhëtimit dhe Autorizimit (ETIAS) nuk do të thotë rikthim i vizave.

Avramopoulos shpjegon se sistemi i ri “ETIAS” është propozuar para një viti, si pasojë e ardhjes më masive të personave pa viza në BE. Qëllimi i këtyre masave është të forcohet Sistemi europian i Administrimit të Kufijve dhe Emigrimit, që është në të mirën e BE-së dhe vendeve të cilat nuk kanë nevojë për viza.

Qytetarët që gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza, edhe më tej do të udhëtojnë në hapësirën “Schengen”, por do të kenë një leje, një dokument, para se të futen në këtë hapësirë. Ata duhet të plotësojnë formularin në internet, ku duhet të shënojnë të dhënat personale, kontaktet, vendin ku udhëtojnë, të dhënat për sëmundjet, të dhënat për ndjekjen penale, të tregojnë nëse janë refuzuar në ndonjë vend apo janë dëbuar.

Plotësimin e këtij formulari duhen vetëm 10 minuta kohë, ndërsa taksat paguhen në mënyrë elektronike.  Këshilli për Të Drejtat e Qytetarë në Parlamentin Evropian (LIBE) ka vendosur që në emër të taksave të paguhen 10 Euro dhe që kërkesa të vlejë 3 vite.

Nga taksat janë të liruar personat më të rinj se 18 vjeç dhe më të moshuar se 60 vjeç, sikur edhe studentët, shkencëtarët dhe anëtarët e familjeve me nënshtetësi të ndonjë vendi të BE-së.

Në BE thonë se në rast se dikush nuk ka qasje në internet, kërkesën mund ta plotësojë edhe ndonjë person i tretë.

Në BE presin që rreth 95% e kërkesave të lejohen automatikisht, pra brenda 72 orësh, leja duhet të kthehet në adresën e personit që ka kërkuar.

Në rastet më të komplikuara, kërkesa duhet të përpunohet me dorë dhe përgjigja mund të vonohet deri dy javë. Personat që marrin përgjigje negative, kanë të drejtë ankese.

 

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top