Shqip

Rama:  Qeveria e re. Një ministër për emigrantët

Qeveria “Rama II” do të ketë një ministër shteti ekskluzivisht për shqiptarët jashtë atdheut. Këtë fakt e bëri të ditur kryeministri Rama sot në takimin që zhvilloi me ambasadorët shqiptarë në ministrinë e Jashtme.

Kreu i qeverisë u shpreh se në kabinetin e ri do të jetë një Ministër Shteti vetëm për shqiptarët jashtë atdheut.

“Qeveria e re do të ketë një ministër shteti ekskluzivisht për shqiptarët jashtë atdheut. Ministri i Jashtëm ka nevojë për një krah shumë të fortë me fuqi të plotë politike që buron drejtpërdrejtë nga niveli i kryeministrit. Vendosja e një figure ministri shteti pranë kryeministrit ndihmon, por nuk mjafton. Komunikimi ynë jashtë nuk është as i pasur, as dinamik, as tërheqës. Është një komunikim për t’u skuqur nga sikleti. Me të huajt po e po, por edhe me diasporën.

“Diaspora është një potencial i pashfrytëzuar që nuk mund ta jetojmë si një marrëdhënie që kurorëzohet në festa kombëtare apo në takime sporadike të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare me shqiptarët jashtë vendit të cilat janë takime shumë të rëndësishme, por krejt periferike dhe krejt pa fryt po të shohim gjerësinë e botës së dijes së shqiptarëve jashtë kufijve dhe vendosja e një figure shteti ndihmon.

Nuk kemi luksin të lëmë jashtë vëmendjen çdo qelizë të trupit shqiptar nëpër botë dhe jo më pjesë të atij truri që janë jashtë kontakteve me Shqipërinë në kuptimin institucional”, tha Rama.

Burimi http://www.tiranaobserver.al/rama-te-dielen-qeveria-e-re-nje-minister-per-shqiptaret-jashte-atdheut/

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top