Shqip

Prokuroria: Asnjë shkelje në marrëveshjen e detit me Greqinë, pushohen hetimet

Prokuroria: Asnjë shkelje në marrëveshjen e detit me Greqinë, pushohen hetimet

Pas më shumë se dy vitesh hetim, Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për marrëveshjen e detit me Greqinë, pasi dyshohej se këtij shteti iu fal territor ujor Shqipëtar. Burime zyrtare nga ky institucion thonë së gjatë hetimit nuk u gjetën elemente të veprës penale të kryera nga grupi negociator dhe personat që firmosën marrëveshjen.

Por Prokuroria nuk pranoi të japë sqarime zyrtare për arsyet qe e çuan hetuesit drejt këtij vendimi. Gjatë periudhës se hetimit u pyetën 11 anëtarët e grupit të cilët deklaruan se kishin respektuar ligjin se dhe marrëveshja nuk prekte ujërat territorialë shqiptare.Për këtë çështje u pyeten kryenegociatori Ferit Hoxha, kundëradmirali Kristaq Gerveni në atë kohë zv.Shef i Shtabit të Përgjithshëm, thanë burime të tvklan. Gjithashtu Gazmend Turdiu, ish-Sekretari i Përgjithshëm në ministrinë e Jashtme dha sqarimet e tij.
Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufinjtë detar mes dy vendeve u nënshkrua me 26 Janar 2010 në Tiranë. Pakti u firmos nga dy ministrat e Jashtëm të asokohe Dora Bakojanis nga pala greke dhe Lulzim Basha ish-Ministër i Jashtëm.
Marrëveshja e Prillit 2010 hapi debate, pasi Gjykata Kushteteuse e rrëzoi paktin duke e shpallur antikushtetues. Sipas vendimit të gjykatës, marrëveshja cënonte integritetin territorial të Shqipërisë.
Kallëzimi për marrëveshjen ishte bërë nga Ministria e Jashtme, e cila dyshonte se shtetit grek iu fal territor dhe zyrtarët duhet të hetoheshin për akuzën e marrëveshjes për falje territori.

Burimi http://www.kohajone.com/2017/03/23/prokuroria-asnje-shkelje-ne-marreveshjen-e-detit-me-greqine-pushohen-hetimet/

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top