LLOTARIA AMERIKANE

Problemet teknike, nis nga e para lotaria amerikane

Regjistrimet për lotarinë amerikane do të nisin nga e para, bën të ditur Ambasada Amerikane në Tiranë. Në njoftimin zyrtar, ambasada bën të ditur se kjo ndodh për shkak të problemeve teknike.

“Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 19:00 ora lokale e Greqisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 18:00 ora lokale e Greqisë”, njofton ambasada amerikane në Tiranë.

JANË TË LUTUR TË GJITHË PERSONAT QË KANË APLIKUAR PARA DATËS 18 TETOR TEK ZYRA JONË TË KOMUNIKOJNË MENJËHERË ME NE TEK NUMRAT
698 86 96 898 &  697 77 18 960

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top