Shqip

Po shkonte në Greqi, i moshuari vdes në autobus

Ishte duke shkuar në Greqi, vdes në autobus i moshuari. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku shtetasi Dh.L., 80 vjeç është kuptuar që ka vdekur vetëm në momentin që ka mbërritur në doganën e Kapshticës.

Sipas burimeve, autobusi po udhëtonte drejt Greqisë dhe kishte zbritur pasagjerët për të dorëzuar pasaportat në pikën kufitare. Aty është konstatuar se 80-vjeçari nuk kishte shenja jete.

Menjëherë pas kësaj, ndërhyn autoritetet policore, të cilët bënë këqyrjen e kufomës dhe u konstatua se në trupin e tij nuk kishte shenja dhune apo dëmtime të tjera trupore.

Paraprakisht thuhet se vdekja i ka ardhur nga shkaqet natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Vdekje natyrale”.

REKLAME

Albanian Summer Party @Venti Club 22 Korrik

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 14.07.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar në Kapshticë, ka gjetur vdekjen shtetasi Dh.L, 80 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte pasagjer në autobuzin me targa NIX9513 dhe udhëtonte drejt Greqisë. Gjatë kqyrjes së kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera trupore dhe rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Vdekje natyrale”.

BURIMI http://lajmifundit.al/2017/07/vdes-autobus/

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top