Shqip

Përmbytet Shqipëria, rreziku më i madh në jug

Shqipëria është e zhytur në ujë nga moti i rënduar me reshje të mëdha të shiut të rëna dy ditët e fundit. Situata është problematike në të gjithë vendin.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave njofton se gjatë ditës gjendja më e rënduar është në pjesën jugore të vendit. Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.

Qarkullimi është i vështirësuar në mjaft rrugë, ndërkohë që ka ndërprerje të energjisë në disa qytete. Pikërisht Vlora dhe Fieri janë dy nga qarqet më problematike, përforcime të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në këtë zonë. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave që preken nga daljet nga shtrati të lumit Vjosë të përgatiten për evakuim duke bashkëpunuar pa vonesa dhe pa hezitime me organet kompetente shtetërore.

Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje orësh. Janë bëra gati disa qendra evakuimi dhe po bashkëpunohet edhe me hotele private për strehim.

Në situatë gatishmërie janë spitalet dhe OSHEE, ndërsa forcat e armatosura megjithë motin e keq kanë angazhuar disa helikopterë për të evakuuar banorë në zona të përmbytura.

ΣΧΟΛΙΑ

Most Popular

To Top