Shqip

Ndryshojnë lejet e qëndrimit në Greqi

Ndryshojnë lejet e qëndrimit në Greqi

Ndryshime të thella do kemi për sa i përket lejeve të qëndrimit për emigrantët në Greqi. Me sa duket po i vjen fundi lejeve të qëndrimit të tipit stiker, që ngjiteshin në pasaportat e emigrantëve.

Duke filluar nga Shkurti i vitit të ardhëshëm, ato do të zëvëndësohen  nga “Karta e Emigrantit”(αυτοτελές έγγραφο) që do jetë një kartë elektronike (siç jan kartat e identitetit shqiptare) , të cilat përveç të dhënave personale , do kenë disa të dhëna biometrike të emigrantit, siç është fotografi elektronike (tip pasaporte) dhe shënjat e gishtrinjve të emigrantit. Karta do jetë e paisur me mikrochip ku do regjistrohen të gjitha këto të dhëna.

Nënvizojmë këtu se me ketë kartë do pajisen të gjithë emigrantët që do marrin leje të reja qëndrimi. Emigrantët që disponojnë leje qëndrimi nuk do jetë e nevojshme ti ndryshojnë ato, dhe do pajisen me kartën e emigrantit kur të bëjnë rinovimin e lejes së qëndrimit në Greqi.

Këto ndryshime vijnë në bazë të Rregullores Europiane 380/2008, në bazë të së cilës të gjithë vëndet anëtare kanë marrë përsipër të përpunojnë një leje qëndrimi unikale për të gjithë nënshtetasit e vëndeve të treta që jetojnë në BE.

Siç informon Ndrëmjetësi Kulturor Fatos Malaj që punon në Drejtorinë e Emigracionit në Drejtoritë e Decentralizuara (Ish periferitë) të Athinës, nga data 15-02-2017 deri në datën 01-03-2017  Drejtoritë e Emigracionit nuk do të punojnë për arsye trajnimi të personelit mbi kartat e reja.

 

ΣΧΟΛΙΑ

Most Popular

To Top