Shqip

Ndryshojnë lejet e qëndrimit në Greqi, ja procedurat që duhet të ndjekin emigrantët shqiptarë

Nga marsi, do të ketë ndryshime për sa i përket lejeve të qëndrimit për emigrantët në Greqi. Cilat janë ato:

Karta e Emigrantit në vënd të stikerit në pasaportë

Leja e qendrimit  në formë “stiker” që ngjitej tek pasaporta e emigrantëveto do të zëvëndësohen nga “Karta e Emigrantit” (aftoteles egrafo), që do jetë një kartë elektronike (siç janë kartat e identitetit shqiptare), të cilat përveç të dhënave personale, do të kenë disa të dhëna biometrike të emigrantit, siç është fotografia elektronike (tip pasaporte) dhe shenjat e gishtrinjve të emigrantit. Karta do jetë e paisur me mikroçip ku do regjistrohen të gjitha këto të dhëna.
Deri sa të vijë momenti i rinovimit, emigrantët do të mbajnë lejet ekzistuese, që janë të ngjitura në pasaportat e tyre.
Me ‘Karta e Emigrantit’ do të pajisen të gjithë emigrantët që do të marrin leje të reja qëndrimi. Emigrantët që faktikisht disponojnë leje qëndrimi nuk do jetë e nevojshme t’i ndryshojnë ato, dhe do pajisen me kartën e emigrantit kur të bëjnë rinovimin e lejes së qëndrimit në Greqi.

Lejet e qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme
Një ndryshim tjetër është aplikimi për leje qëndrimi për arsyje të jashtëzakonshme, kërkesa për të cilët dorëzohet në ministrinë e brendëshme në Pire.
Por tashmë kjo do të ndryshojë, sepse emigrantet do kenë mundesi te aplikojnë në gjithë shërbimet përkatëse të drejtorive të emigracionit në drejtoritë e decentralizuara të vendbanimit të tyre, pa qenë nevoja të paraqiten në Pire, gjë që kërkonte shpenzime në para, si dhe për shkak të aplikimeve të shumta, duhet mbi një vit e gjysëm të shqyrtohet kërkesa dhe të jepet leja e qëndrimit.

Aktualisht ekzistojnë dy mundësi aplikimi për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme.

Lejet e qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme që aplikohet në Drejtoritë e Decentralizuara(ish periferitë) ku kanë të drejtë të aplikojnë :

  1. Emigrantët që kanë pasur leje qëndrimi (jo vërtetim blu) dhe ju ka skaduar gjatë 10 vjeçarit të fundit para datës së aplikimit pë rleje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme
  2. Emigrantët që kanë pasur leje qëndrimi (jo vërtetim blu) 5 vjeçare , dhe ju ka skaduar gjatë 10 vjeçarit të fundit para datës së aplikimit pë rleje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme

Leje qëndrimi që aplikohen në Ministri (pritet të ndryshoj dhe të aplikohet ë periferi) ku kanë të drejtë të aplikojnë :

  1. Emigrantët që mund të vërtetojnë 7 vite të fundit qëndrim të përherëshëm dhe të vazhdueshëm në Greqi, pavarësisht se janë të jashtëligjëshëm. Pra për të aplikuar për këtë leje ska rëndësi të jesh padokumenta, por të mund të vërtetosh që 7 vitet e fundit ndodhesh në Greqi. Vërtetimet është çdo dokument zyrtar, llogari bankare, llogari telefoni, llogari dritash etj.
    Vini re. Këtu shumë shqiptarë digjen sepse aplikojnë pavarësisht se smund të vërtetojnë 7 vite, por më pak, me shpresën se do përfitojnë. Ligji është i qartë.

 

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top