Shqip

Ndryshimet më të fundit me lejet e qëndrimit në Greqi. Rritet kosto e lejes së qëndrimit. Çfarë duhet të bëni kujdes

Ndryshimet më të fundit me lejet e qëndrimit në Greqi. Rritet kosto e lejes së qëndrimit. Çfarë duhet të bëni kujdes

Nga  data 23 Shkurt do fillojnë të jepen për lejet e qëndrimit e reja, siç quhen ndryshe karta e emigrantit LEXO MË SHUMË KËTU Ndryshojnë lejet e qëndrimit në Greqi, ja procedurat që duhet të ndjekin emigrantët shqiptarë

Lejet e reja që do jenë tio karte dhe jo stiker që ngjitet në pasaportë, do përmbajnë të dhëna biometrike të aplikuesit, siç janë shenjat e gishtërinjve, fotografi tip pasaporte (foto elektronike me ngjyrë 4x6cm me të dhëna të caktuara teknike), për të gjithë aplikuesit për leje qëndrimi në moshat 5 vjeç e sipër, të cilët ose bëjnë kërkesë për herë të parë, ose rinovojnë lejen ekzistuese.

Cfar duhet të bëni kujdes

1.Shenjat e gishtrinjve do jepen në Drejtoritë e Emigracionit, dhe është e detyrueshme të paraqitet çdo aplikues. Për dhënjen e shenjave të gishtrinjve dhe aplikimin do duhet të mbyllet takim.

2. Gjithashtu për të gjithë personat që dokumentacioni do i dorëzohet nga avokat, do jepet takim që emigranti të paraqitet  në Drejtoritë e Emigracionit për të dhënë shenjat e gishtrinjve.

3.Leja e re e qëndrimit do ketë një kosto shtesë (paravolo) prej 16 eurosh për çdo leje. Kjo kosto do paguhet në mënyrë elektronike siç paguhen paravolot deri tani. Këshillohen apkikuesit të kenë paguar këtë paravolo 2-3 dit para se të dorëzojnë dokumentacionin. Shënim: Kosto e lejes do jetë 16 euro plus paravolo që ka çdo leje qëndrimi, e cila ndryshon sipas tipit të lejes. Shuma prej 16 euro është për kartën e re biometrike.

Akoma dhe një person ka bërë kërkesë përpara datës 23 Shkurt, mund ti vij thirrje të paraqitet në Drejtoritë e Emigracionit të mbylli takim për të dhënë shenjat e gishtrinjve, fotografitë e reja, si dhe paravolon e ri.

ÇFAR DUHET TË BËNI SHUMË KUJDES

1.Në të dy rastet, nëqoftëse aplikuesit nuk paraqiten në takim, do humbasin lejen e qëndrimit, akoma dhe në rastin se përmbushin të gjithë kriteret.

2. Aplikuesit për leje qëndrimi duhet të jenë shumë të kujdesëshëm në të dhënat që do japin, sepse në rast se do ketë gabime, leja e qëndrimit do duhet të nxirret sërisht, gjë që do të thotë që duhet të paguhet sërisht paravolo prej 16eurosh

Në greqisht mund ta lexoni lajmin këtu Εξελίξεις σχετικά με τις άδειες παραμονής

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top