Shqip

Mogherini takon Ramën: Bojkoti dhe vonesat pengojnë integrimin

Mogherini takon Ramën: Bojkoti dhe vonesat pengojnë integrimin

 

Takimi me kryeministrin Rama dhe konferenca e përbashkët për shtyp ka qenë etapa e fundit e vizitës së shefes së Politikës së Jashtme të BE në Tiranë.

Në fjalën e saj në konferencën për shtyp, Federica Mogherini ka përsëritur mesazhin se vonesat në realizimin e reformës në drejtësi dhe bojkoti i Parlamentit pengojnë integrimi e vendit në BE.

“Në BE, ne jemi gati që të çelim negociatat në momentin që në Shqipëri fillon zbatimi i vettingut. Kështu që radhën e keni ju dhe unë kam qenë shumë e qartë në takimet e sotme se, ata që po përpiqen të vonojnë ritmin e reformave do të rrezikojnë integrimin në BE. Kam qenë e qartë edhe kur kam thënë se bojkoti i Parlamentit ndal procesin e integrimit të vendit në BE”, ka thënë Mogherini.

Më tej ajo ka sugjeruar se, “këto muaj që kanë mbetur para zgjedhjeve të përdoren për plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it”.

/ Top Channel

ΣΧΟΛΙΑ

Most Popular

To Top