Shqip

Mbyllet kufiri Greqi Shqipëri për 9 orë

Dogana greke në Kakavijë ka paralajmëruar se nga ora 03:00 e mëngjesit të ditës së hënë e deri në orën 12:00 të mesditës, do të jetë jashtë shërbimit, për shkak të punimeve në sistemin kompjuterik.

Njoftimi është bërë nga Policia greke të cilët kanë deklaruar se do ketë këtë ndërprerje të plotë të lëvizjeve drejt shtetit grek, të këmbësorëve dhe automjeteve.
Dogana greke ka sqaruar se bllokimi i qarkullimi vjen si rrjedhojë e ndërhyrjeve (riparim) në Sistemin kompjuterik ku regjistrohen të dhënat e qytetarëve dhe të automjeteve
Puna në doganën greke, pas ndërprerjes në orën 03:00, do të rinisë vetëm pas orës 12:00 të mesditës së të hënës së 12 qershorit.  Qarkullimi i automjeteve në drejtim të Greqisë do të jetë i bllokuar për rreth 9 orë me radhë.

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top