ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Levizja e lirë (pa viza) në vëndet e Zonës Shengen-Rregullat e lëvizjes së lirë

Siç dihet që nga viti 2010 për shqiptarët është lejuar lëvizja e lirë (pa vizë) në shtetet që jenë pjesë e zonës Shengen.
Përgatiti Artikullin: Gaston Sanxhaku
Por janë me dhjetra ankesat dhe pyetjet që vijnë në redaksinë tonë, sepse autoritetet greke në pikat kufitare kanë kërkuar që qytetarët shqiptarë të disponojnë me vete një shumë parashë, ose kanë lejuar qëndrim në Greqi vetëm për një numër të caktuar ditësh (fjala vjen vetëm 7 ditë).
Për të kuptuar sado pak pse ndodh kjo po ju paraqesim me poshtë rregullat e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në vëndet e zonës Shengen.
Në vëndet Shengen mund të lëvizin vetëm qytetarët që janë të pajisur me pashaporta Biometrike
Vëndet që janë pjesë e marrveshjes Shengen, ku qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të udhëtojnë janë
Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Greqi, Gjermani, Holandë, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Poloni, Portugali, Qipro, Republika Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi.
Qytetarët shqiptarë udhëtojnë pa viza edhe në Islandë, Norvegji e Zvicër e Litehshtejn.
Qytetarët shqiptarë nuk kanë të drejtë të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë të cilat janë jashtë zonës Shengen, dhe si pasojë për të udhëtuar në këto shtetet nevojtet vizë.
Qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Shengen, (që përfshin Islandën, Norvegjinë, Zvicrën, si edhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës) maksimumi 90 ditë që nga dita e hyrjes brenda një periudhë kohore prej gjashtë muajsh (180 ditë). Periudha fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në këtë zonë, brenda periudhës gjashtë mujore.
Qytetarët shqiptarë që hyjnë me pashaporte biometrike në shtetet e zonës Shengen nuk kanë të drejtë punësimi apo kërkimi azili në këto vënde. Për tu punësuar, për studime, etj qytetarët shqiptarë duhet të pasjen me vizë ose leje qëndrimi nga ambasadat e vëndeve përkatëse të akretiduara në Shqipëri.
Kërkesat ndaj shtetasve shqiptarë për të udhëtuar lirisht drejt shteteve Shengen.
a) Pasaportë biometrike.
b) Deklarimi i qëllimit të udhëtimit si dhe paraqitja

  • Kur deklaron në kufi se po udhëton për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, shtetas apo rezident në atë vend etj., duhet të paraqitet një rezervim hoteli dhe bileta e kthimit, nëse udhëtohet me avion ose mjete të transportit ujor.
  • Kur deklaron se udhëton për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin, për të cilin personi është ftuar.
  • Kur deklaron se udhëton për arsye shëndetësore, paraqitet konfirmimi i institucionit shëndetësor ku do shkohet apo rekomandimi nga institucioni shëndetësor shqiptar ( rastet e kryerjes së analizave etj.)
  • Kur deklaron se udhëton për vizitë tek një i afërm, duhet të jetë i pajisur me ftesë të sigluar me vulë nga komuna e rezidencës së pritësit dhe të jepet informacion mbi këtë person me të dhënat e tij si adresa, numri i telefonit etj.
  • Si dokument shtesë bindës do të ishte edhe një kopje e leje qëndrimit të pritësit
  • ,Në të gjitha rastet, shtetasi duhet të ketë siguracionin shëndetësor (që përfshin udhëtimin dhe periudhën e qëndrimit) dhe nëse udhëtohet me makinë, dokumentacionin e nevojshëm të makinës (leje ndërkombëtare drejtimi automjeti dhe kartoni i gjelbër i sigurimit ndërkombëtar të makinës).
  • Mjetet e udhëtimit (bileta avioni, trageti,etj.)
  • Mjetet e jetesës gjatë qëndrimit në zonën Shengen Shtetasi duhet të ketë mjete të mjaftueshme të jetesës, si për periudhën e qëndrimit të synuar edhe për kthimin në vendin e prejardhjes ose tranzitin në një shtet të tretë në të cilin ai është i sigurt se do të pranohet, apo është në gjendje të përfitojë mjete të tilla në mënyrë të ligjshme.

c) Shtetasi udhëtar nuk duhet të figurojë në listat e personave që përbëjnë kërcënim për rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme.
d) Emri i këtij shtetasi nuk duhet të figurojë ndër emrat e personave ndaj të cilëve është dhënë masa ndalim hyrje qoftë edhe në një nga vendet në fjalë.

Sa është shuma që kërkohet si Mjetet e jetesës gjatë qëndrimit në zonën Shengen Shtetasi (Shumë paraje që duhet të ketë një person me vete për të vërtetuar mbijetesën gjatë vizitës në zonën Shengen)?
Vende të ndryshme kanë përcaktuar shuma të ndryshme. Po paraqesim listën sipas burimeve zyrtare të Bashkimit Europian.
Për Greqinë kjo shumë është 50euro në ditë ose miminumi 300 euro për ndejtje deri në 5 ditë. Për minorenët kjo shumë është 50% më pak.
Për të parë shumat për të gjithë vëndet e zonës SHENGEN klikoni këtu

VINI RE : Autoritetet kufitare të shteteve anëtare Shengen kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e personave që nuk plotësojnë këto kërkesa dhe të vendosin përfundimisht nëse do të lejojnë hyrjen në zonën Shengen.
Nëse qytetarët shqiptarë do të shkelin këto rregulla, ata do të bëhen subjekt i largimit apo deportimit me forcë, veprim i cili shoqërohet gjithmonë me ndalim hyrje nga 1-5 vjet.
Burime dhe informacione për artikullin
1) http://www.albanianembassy-prague.com/pdf/visa_liberalisation.pdf
2) http://en.wikipedia.org/wiki/Visa_policy_of_the_Schengen_Area#cite_note-174
3) http://ec.europa.eu/dgs/home-affairs/e-library/documents/policies/borders-and-visas/schengen/docs/handbook-annex_25_en.pdf

 

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top