LLOTARIA AMERIKANE

Kushtet për të aplikuar për Llotarinë Amerikane DV 2019

Programi i Vizave Emigruese të Shumёllojshmërisë i njohur gjërësisht si Llotaria Amerikane, DV2019, për vitin fiskal 2018 do të pranoj 50.000 emigrantë. Llotaria Amerikane është mënyra më e mirë për të emigruar në mënyrë të ligjëshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

CILËT JANË KUSHTET BAZË PËR TË APLIKUAR PËR LLOTARINË AMERIKANE

  1. Aplikuesi të jetë mbi 18 vjeç, nëse aplikon vetëm. Në rast aplikimi familjar, mund të përfshihen dhe fëmijet deri në moshën 21 vjeç
  2. Të jetë me origjinë nga vënde të cilët lejohet aplikimi. Shqipëria dhe Greqia janë dy vënde të cilët lejohet aplikimi. Kjo do të thotë që qytetarët shqiptar dhe ata grek mund të aplikojnë. Gjithashtu edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësisnë greke.
  3. Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesat e arsimit ose kërkesat e eksperiencës së punës të programit të lotarisë, si vijon:
  •  Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar (9-vjeçar dhe i mesëm).
  • Dy vjet pёrvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar

FAMILJARËT

Për aplikantin që është i martuar,dhe ka dhe fëmijë, është i detyruar gjatë aplikimit të përfshijnë në aplikesë edhe bashkshortin/ten por edhe fëmijët. Mosvendosja e bashkëshortit/es tuaj nё regjistrimin pёr lotarinё do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë.

Fëmijët që mund të aplikojnë nën mbulimin e prindërve nuk duhet të kenë kaluar moshën 21 vjeç

Në rastin se dikush është i divorcuar dhe ka fëmijë deri në moshën 21 vjeç, është i detyruar të përfshij në aplikim edhe fëmijët, pavarsisht ka apo nuk ka kujdestarinë e fëmijëve.

ARSIMI

Për sa i përket arsimit janë të pranueshme ky lloj arsimi

  1. Shkollës së mesme e përgjithëshme. Për ata që kanë mbaruar në Shqipëri Gjimnazi i Përgjithëshëm. Për ata që kanë mbaruar në Greqi Gjeniko Likio
  2. Shkollë teknike profesionale, (ato që permbajnë edhe mësime të përgjithshme). Në Greqi TEE-EPAL
  3. Student që ndodhen në universitet, por nuk jan dipllomuar ende
  4. Diplomë universiteti
  5. Master
  6. Doktoraturë

Aplikantët që kanë mbaruar shkollë nate ose me korrespondencë nuk mund të aplikojnë sepse edhe në rastin që fitojnë, do skualifikohen gjatë intervistës.

VINI RE

Duhet të aplikoni vetëm një herë për person. Personat që do aplikojn më shumë se një herë skualifikohen.

 

APLIKONI PËR LLOTARINË AMERIKANE

PER TE APLIKUAR JU NEVOJITET TE KENI ME VETE, VETEM PASAPORTEN OSE NJE DOKUMENT IDENTIFIKIMI . FOTOGRAFITË BËHEN TEK ZYRAT TONA. NUK ËSHTË E NEVOJSHME TË NXIRRNI NË VËND TJETËR

ZYRA JONË NDODHET NË ATHINË.

ADRESA PSARON 4 PLATIA KARAISKAKI
Stacioni Metrosë Metaksourgeio. Zyrat tona ndodhet brënda ambjenteve të agjencisë të udhëtimit  TOP-LINES
Tel për informacione dhe mbyllje takimesh 698 869 6898 dhe 697 77 18 960
Email [email protected]

PËR MË SHUMË INFORMACIONE KLIKONI KËTU

Llotaria Amerikane 2017 APLIKONI TANI! (3 Tetor-7 Nëntor)

Llotaria Amerikane 2017 APLIKONI TANI! (3 Tetor-7 Nëntor)

ΣΧΟΛΙΑ

Most Popular

To Top