Shqip

Kotzias  Shqiptarët e adhurojnë Greqinë por nga ana tjetër ka mosbesim dhe nacionalizëm”

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka bërë një analizë të marrëdhënieve me Shqipërinë, duke theksuar se ato karakterizohen nga një paradoks. Sipas tij, nga njera anë shqiptarët e adhurojnë Greqinë dhe nga ana tjetër ka një mosbesim e nacionalizëm dinamik.

Kotzias i bëri këto deklarata duke folur para një auditori partiak, në qytetin e Kozanit.

“Kisha fatin të flas në Universitetin e Tiranës dhe iu fola me zemër në dorë. Iu thashë që ka një çmenduri në marrëdhëniet tona. Ka një paradoks: Zgjoheni në mëngjes, dëgjoni muzikë greke, lëvizni plot gaz me atë muzikë dhe befas priteni pak me brisk e për këtë nisni të shani Greqinë… Është çmenduri. Nga njera anë e adhurojnë Greqinë–mos e harroni kurrë këtë: na adhurojnë- dhe nga ana tjetër ka një mosbesim, një nacionalizëm dinamik”, tha Kotzias.

Ministri i jashtëm grek ka shtuar më tej se gjatë mandatit të tij në krye të diplomacisë greke, Athina zyrtare ka bërë dy gjëra në drejtim të Shqipërisë.

“E para, iu propozuam një paketë për të vënë të gjitha çështjet për t’i zgjidhur; jo atë çame –çështje të tilla nuk kanë asnjë punë në paketë. Të marrë pala shqiptare ato që kërkon, të heqim ligjin e gjendjes së luftës –megjithëse nuk e di pse konsiderojmë që jemi ende në luftë. Të zgjidhim çështjet konsullore. Por edhe ata duhet të pranojnë ndërtimin e varrezave ushtarake greke, të zgjidhet me të vërtetëp dhe thelbësisht çështja e delimitimit të kufirit detar dhe zonave ekskluzive ekonomike, etj”.

Në referimin e tij ndaj Shqipërisë, dhe aspiratës së vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian, ministri i jashtëm grek tha se është e mirëpritur. Por Kotzias ka kritikuar qeveritë e mëparshme greke të cilat, sipas tij u treguan shumë dorëlëshuar me vendin fqinj: pa i vënë asnjë kusht miratuan futjen e Shqipërisë në NATo dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Tani, tha ministri i jashtëm grek, perëndimorët duan të hapin negociatat për anëtarësim dhe kishin vënë vetëm një kusht: reformën e sistemit gjyqësor. Por Athina vuri dhe kushte të tjera.

“Ne u vumë pesë kushte, që u përfshinë të gjitha dhe këtë nuk e prisnin as shqiptarët as miqtë e tyre në Komisionin Europian. Përmend:

– Mbrojtjen e pronës, veçanërisht pronat e minoriteteve,

– mbrojtjen e minoritetit autentik grek në Shqipëri,

– luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës”, tha Kotzias.

Burimi http://www.tribuna-news.com/index.php?mod=2&idm=2169

 

 

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top