Shqip

Katër shqiptarë kapen duke kaluar drejt Anglisë me avion privat

Përfeksionohen metodat e kontrabandimit të emigrantëve. Katër emigratë shqiptarë janë arrestuar teksa po tentonin të kalonin nga Franca drejt Britanisë me një avion privat.

Katër shqiptarët, mes tyre dy gra dhe një fëmijë u arrestuan bashkë me pilotin britanik dhe dy britanikë të dyshuar si kontrabandistë të emigrantëve shqiptarë ndërsa avioni po përgatitej të dilte nga një aeroport në Marck, pranë portit verior të Calais.

Calais është një trampolinë për migrantët që përpiqen të kalojnë Kanalin në Britani, normalisht duke u larguar me kamionët që hipin në anije.

Prokurorët tha të martën se ky është rasti i parë që tentohet të kalohet drejt Britanisë me avion privat.

“Është hera e parë që zyra e prokurorit të Boulognes është thirrur për të hetuar një përpjekje për të kontrabanduar emigrantët nga ajri,” tha zyra e prokurorëve në Boulogne, pranë Calais.

REKLAME

Helikopteri  ishte ende në terren dhe piloti ishte në kontroll edhe pse emigrantët nuk kishin hipur kur u kryen arrestimet.

Piloti dhe kontrabandistët e shqiptarëve ndodhen në paraburgim dhe mund të përballen me akuzat për ‘ndihmë të huajve pa dokumenta si pjesë e një grupi të organizuar’.

“Ende nuk kemi një profil të plotë të pilotit. Hetuesit po presin që autoritetet britanike të dërgojnë informacion, “shtoi zyra e prokurorisë.

Një zëdhënës tha se nëna shqiptare dhe fëmija i saj ishin ‘zhdukur’ pasi u dërguan në spital për kontroll.

Gruaja tjetër shqiptare dhe një burrë po mbahen në një qendër të mbajtjes së emigrantëve.

Burimi http://www.oranews.tv/vendi/kater-shqiptare-kapen-duke-kaluar-drejt-anglise-me-avion-privat/

ΣΧΟΛΙΑ

Most Popular

To Top