Shqip

Jorgo “bëhet” Gjergj. Athina i heq Goros shtetësinë greke

Himara, qyteti i shndërruar në mollë sherri mes Shqipërisë dhe Greqisë në jo pak raste, tashmë drejtohet nga një kryetar bashkie tërësisht shqiptar.

Athina zyrtare i hoqi nënshtetësinë greke kryetarit te bashkisë së Himarës, Jorgo Goros, me argumentin se ka vepruar kundër interesave të Greqisë.

Sipas gazetës greke Taxidromos, vendimi është firmosur nga ministri Skorutelis, dhe pritet të publikohet në Fletoren Zyrtare të Shtetit (FEK).

REKLAMË

Po sipas kësaj gazeta, heqja e nënshtetësisë të Goros u bë si paralajmërim se nuk do tolerohen sjellje që shkojnë kundër interesave të minoritarëve. Gjithashtu Taxidromos shkruan se Athina zyrtare ka në dorë një list me persona të tjerë në rrethet e minoritarëve që kanë nënshtetësinë greke dhe punojnë kundër interesave të Greqisë.

 

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top