Shqip

Ja sa shtetas të huaj punojnë në Shqipëri

Sipas hulumtimeve të kryera nga” Open Data Albania”  lidhur me shtetas të huaj që janë të pajisur me leje qëndrimi dhe që jetojnë e punojnë në Shqipëri për periudhën 2011-2013, raportohet se janë dy mijë e njëqind e tetëdhjetë e nëntë (2189) shtetas të huaj.

Sipas legjislacionit kombëtar, çdo shtetas i huaj  që pajiset me leje punësimi ka detyrim të ketë paraprakisht një leje qëndrimi në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjatë viteve 2011-2013 numrin më të madh të lejeve të punës për të huajt e shënon viti 2012 me 2 499 leje, nga të cilat 2 199 për punëmarrës, 275 të vetëpunësuar, dhe 25 për investitorë.

Ndërtimi është aktiviteti me numrin më të madh të lejeve të punës për të huajt, i cili përbën 29 % të totalit të lejeve. Në këtë sektor janë lëshuar 635 leje pune nga 2 189 që janë lëshuar në total. Disa sektorë të tjerë me numër të lartë lejesh janë: Tregtia dhe Shërbimet me nga 306 leje secila, Minierat dhe guroret me 241 leje, Industria Përpunuese me 263 leje etj.

Burimi www.shekulli.com.al

ΣΧΟΛΙΑ

Most Popular

To Top