Shqip

Izmir SMAJLAJ kampion Europe, ngre në këmbë stadiumin e Beogradit nën tingujt e himnit kombëtar Video

Izmir SMAJLAJ, kampioni i parë europian në historinë e atletikës shqiptare, ngre në këmbë stadiumin e Beogradit nën tingujt e himnit tonë kombëtar

Izmir Smajlaj është shpallur kampion Europe në kërcim së gjati, duke thyer edhe rekordin kombëtarë me kërcimin e tij 8.08.

Në Europianin e sallave që po zhvillohet në Beograd, atleti shqiptar ka mundur të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit duke mbajtur premtimin dhe duke i dhënë shansin për herë të parë në histori vendit tonë që të ketë një kampion Europe në mbretëreshën e sporteve, atletikë.

Nga 6 tentativat që kishte në dispozicion, Smajlaj nuk plotësoi vetëm dy dhe me avantazhin e më shumë provave të sakta arriti të lë pas suedezin Mishel Torneus që gjithashtu kërceu 8.08 dhe ukrainasin Serhi Nikiforov, i cili kërceu 8.07.

Ky është suksesi i dytë brenda pak ditëve për Smajlajn pikërisht

Për këtë ngjarje publikoj video dhe kryeministi Edi Rama, fjalët e së cilit e kemi vendosur si  titull i  këtij artikulli.

Faaaan – taaaaa- stiiiiik!….Izmir SMAJLAJ, kampioni i parë europian në historinë e atletikës shqiptare, ngre në këmbë stadiumin e Beogradit nën tingujt e himnit tonë kombëtar😀FALEMINDERIT NGA ZEMRA KAMPION🇦🇱👍🇪🇺

Posted by Edi Rama on Sunday, March 5, 2017

ΣΧΟΛΙΑ

Most Popular

To Top