Shqip

Ndërrime në Ambasadën Shqiptare në Greqi Ikën Dashnor Dervishi vjen Ambasadorja Ardiana Hobdari

Nëdrrime në Ambasadën Shqiptare në Greqi, Ikën Dashnor Dervishi vjen Ambasadorja  Ardiana Hobdari

Ministri Ditmir Bushati ka propozuar që Ardiana Hobdari të emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës se Shqipërisë ne Republikën e Qipros, Republikën e Tunizisë dhe ne Republikën e Armenisë, jorezident

Ardiana Hobdari ka një eksperiencë të gjatë profesionale në diplomaci. Qysh prej vitit 2014 ajo është Përfaqësuese e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës në Strasburg, ndërkohë që më përpara, prej vitit 2008 ka qenë Shefe e Njësisë për Dialogun Politik me BE-në, Drejtoria e Përgjithshme për Çështje Evropiane, Ministria e Punëve të Jashtme. Në vitin 2002 ajo mori detyrën e Sekretarit të Parë, Misioni i Republikës së Shqipërisë në BE, Bruksel, ndërsa një vit më parë ishte Drejtore e Drejtorisë të BE-së, Ministria e Punëve të Jashtme. Qysh prej viti 1995 ka statusin e diplomates me disa detyra të rëndësishme në MPJ, ndërsa karrierën e saj e ka filluar në vitin 1994 tek Zyra e UNICEF, Tiranë.

E thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, Hobdari theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë tejet të rëndësishme dhe fokusi i punës së saj do të jetë në vijimin e dialogut mes dy shteteve për zgjidhjen e problemeve.

“Tashmë kemi një mekanizëm komunikimi mes dy Ministrive të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe të Greqisë, për trajtimin e të gjitha çështjeve dypalëshe duke synuar gjetjen e zgjidhjeve për to, të ndara në 3 shporta kryesore. Së pari, çështjet e trashëguara nga e kaluara, me origjinë nga Lufta e Dytë Botërore, zgjidhja e të cilave do të çlironte energji pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Së dyti, çështjet e së tashmes, që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë mbi jetën e përditshme të qytetarëve tanë, kryesisht të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Së treti, çështjet me rëndësi përcaktuese për të ardhmen”, tha Ardiana Hobdari, kandidate për ambasadore të Shqipërisë në Greqi.

Një pjesë e mirë e mediave në Shqipëri kanë shprehur shqetësimin që ky ndryshim bëhet në një periudhë ku marrdhënjet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk janë dhe më të mirat e mundëshme

Burimi Shqiptarja.com dhe Top-Channel.tv

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top