Shqip

Hapet sërisht kufiri Shqipëri Greqi

Fillon sërisht levizja në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Që që prej mbrëmjes së djeshme, sistemi kompjuterik i palës greke ka shfaqur probleme teknike deri në bllokimin e plotë të tij.

Kjo ka shkaktuar rradhë të gjata në pikat kufitare, kryesisht në Kakavi dhe Kapshticë. Me dhjetra qytetarë shqiptarë, emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi kishin ngelur që mbrëme në pikat kufitare.

Sipas informacioneve të Albanians.gr sistemi është rregulluar dhe lëvizja ka filluar normalisht. Pritet që situata në normalizohet totalisht së shpejti.

Sipas policisë Shqiptare, problemi në sistemi kompjuterik është bllokuar për shkaqe teknike, jo vetëm në kufirin më Shqiperinë, por edhe me shtetet e tjera si me Maqedoninë, Turqinë dhe Bullgarinë. Për këtë arsye shtetasit që nuk kanë dokument udhëtimi të një vendi të BE-së e kishin të pamundur të kalojnë deri në rregullimin e defektit në sistem.

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top