Shqip

Greqi Shtyhet kohëzgjatja e lejeve të qëndrimit deri në Qershor

Vërtetohet reportazhi që bëri para disa orësh Albanians.gr për shtyrjen e kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit në Greqi për shkak të problemit teknik që kishte sistemi kompjuterik i Ministrisë së Emigracionit.

Sipas qarkores që nxorri para pak orësh Ministria e Emigracionit, lajmërohen qytetarët se sistemi kompjuterik i Emigracionit dhe Nënshtetësisë do filloj të punoj sërisht të Hënën 5 Shkurt.

Gjithashtu Ministria lajmëron se do dërgoj në Parlament rregullim ligjor ku ndërt të tjerat thuhet:

“Lejet e qëndrimit që skaduan nga data 18 Dhjetor deri më datën 17 Janar 2018 dhe kishin mundësi rinovimi, si dhe lejet e qëndrimit që skadojnë nga data 18 Janar 2018 deri me datën 28 Shkurt 2018 mundet të rinovohen deri më datën 30 Qershor 2018. Për periudhën kohore nga data e skadimi të lejeve të lartpërmendura deri në datën e aplikimit për rinovim konsiderohen të vlefshme. Vlefshmëria e këtyre lejeve fillon ditën tjetër nga data e skadimit të lejes së mëparshëme.”

Ministria thekson se me kete rrgullore të re emigrantët të cilët  kanë leje qëndrimi e cila skadon nga data 18/1/2018 deri më 28/2/2018 konsiderohen të vlefshme për qëndrim në territorin Grek, dhe qytetarët që i disponojnë,  gëzojnë të gjitha të drejtat  dhe mund të kryejnë çdo procedurë ligjore që ju jelonte leja e mëparshme, sepse leja e skaduar konsiderohet automatikisht e vlefshme.

 

Lexoni në gjuhën greke të gjithë qarkoren e ministrisë

20180202 ΛΕΙΤΟΥΡΓΙΑ ΠΣ ΚΑΙ ΠΑΡΑΤΑΣΗ

ΣΧΟΛΙΑ

The Latest

To Top