Shqip

Gjendja Civile nuk lëshon më certifikata

Kryeministri Edi Rama para disa javësh ka bërë të ditur se certifikatat nuk do të merren më në gjendjen civile, por ato të merren onlin në portalin e-Albania, se do të printoheshin në institucionin që kërkon atë.
Por edhe pse e-Albania ishte në funksion, shumë qytetarë drejtoheshin tek Gjendja Civile për të tërhequr certifikatën familjare ose personale.
Tanimë një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur, pasi prej datës 27 shtator, punonjësit e Gjendjes Civile janë urdhëruar të mos printojnë më certifikata, por të orientojnë qytetarët si t’i marrin ato online.
Certifikata personale me fotografi do të lëshohen vetëm për shtetasin nën 16 vjeç, pasi ata nuk mund ta gjenerojnë nga portali.
Edhe certifikata për jashtë shtetit si dhe akt lindjet dhe vdekjet mund të merren ende në zyrat e Gjendjes Civile.

Burimi http://www.dritare.net/2017/10/29/gjendja-civile-nuk-leshon-me-certifikata/1

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top