Shqip

Emigracioni shqiptarë plaga nuk po mbyllet

Në vitet 90 kur u hapën kufijt e Shqipërisë dhe shqiptarët shpëtuan nga izolimi 45 vjeçar komunist, mijëra dhe mijëra shqiptar vendsën të largohen jashtë vëndit. Përllogaritet se janë mbi 1.200.000 shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria nga viti 1990 deri më vitin 2009. Mbas vitit 2009 me krizën ekonomike në Europë dhe sidomos në dy vëndet që kanë më shumë emigrantë shqiptarë, Italinë dhe Greqinë, si dhe pamundësia të bëjnë leje qëndrimi uli ritmin e emigrimit të shqiptarëve. Biles për herë të parë në 20 vjet kemi kthime të emigrantëve shqiptarë në Atdhe. Shifra të sakta nuk ka, por sipas përllogaritjeve të Ambasadës Shqiptare në Greqi, numri i emigrantëve shqiptarë që kanë ikur nga Greqia gjatë viteve të krizës është nga 80.000 deri në 200.000 persona.

Por mbas një pauze 5 vjeçare fenomeni i emigrimit masiv nga Shqipëria u shfaq sërisht. Në projeksionet afatgjata të popullsisë, INSTAT parashikonte sipas të gjithë skenarëve që emigracioni të ishte 100-300 mijë persona deri më 2030 por duket se kjo shifër do tejkalohet shumë shpejt nëse vazhdohet me këtë ritëm.

Numri i azilkërkuesve, për herë të parë nga Shqipëria në vendet e Bashkimit Europian, në tremujorin e parë të vitit 2017, ishte 5440 persona. Në vitin 2016, kërkesat për azil nga Shqipëria kanë qenë rreth 28 mijë persona, ndërsa në vitin 2015 ishin 67 mijë kërkesa për azil. Ritmi i ikjes së shqiptarëve nga vendi vijon të mbetet më i larti në Europë.

Emigrimi masiv i shqiptarëve ka sjellë  pasoja negative që po duken ndjeshëm tani në Shqipëri

  • Rënja e numrit të popullsisë si dhe “plakja “e popullsisë

Sipas statistikave të Eurostat për emigracionin në vendet e BE-së në vitin 2015, tregoi se 80% e azilkërkuesve shqiptarë ishin nën 35 vjeç, moshë e cila realizon 90% të riprodhimit. Kjo ka ndikuar në numrin e lindjeve, ku gjatë vitit 2016 lindën 32 mijë bebe në të gjithë Shqipërinë 8% më pak se 2011.

Në fillim të vitit 2017, popullsia ishte 8 mijë persona më pak se parashikimet e INSTAT-it për këtë vit, sipas të dhënave zyrtare. Rënia në raport me pritshmëritë ka qenë më fatale për grupmoshën 0-15 vjeç, ku tkurrja ka qenë me 10 mijë të rinj më pak sesa pritej.

Në të kundërt, të moshuarit po rriten me shpejtësi. Shqiptarët mbi 60 vjeç këtë vit janë 93 mijë më shumë në numër se në vitin 2011 kur u bë Censusi i fundit. Kjo grupmoshë tani zë 18.8% të krejt totalit të popullsisë nga 15.4% që ishte në vitin 2011.

  • . Pasoja në Ekonomi. 

Rritja e numrit të emigrantëve në tre vitet e fundit pritet të japë ndikim të ndjeshëm në ekonomi, duke u bërë jo vetëm një element për uljen e potencialit të rritjes ekonomike të vendit dhe konsumit, por dhe një mungesë direkte në ofertën e krahut të punës në Shqipëri. Bizneset, në fakt, kanë filluar të ndiejnë pasojat e largimit të fuqisë punëtore, që në një pjesë të konsiderueshme ka qenë e kualifikuar.

 

Asryet e emigrimit masiv

Anketimet që ka bërë Banka Botërore, INSTAT dhe organizata të tjera qeveritare, tregojnë se, arsyeja themelore e emigrimit të shtetasve shqiptarë është ajo ekonomike. Organizatat e profilizuara të fushës analizojnë se, emigracioni si fenomen masiv ndodh pas rënies së sistemeve politike, si në vitet 1990 ose pas krizave ekonomike, si ajo e vitit 1997.

Por faktor kryesor i hemorragjisë sistematike është besimi i pamjaftueshëm i qytetarëve te qeveritë vendase se kushtet ekonomike do të përmirësohen në të ardhmen.
Popullsia në moshën kulmore të emigrimit do të rritet gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Balancimi pothuaj neutral i migrimit pritet të ndodhë vetëm në vitin 2030, sipas INSTAT.

Por ekspertët shpjegojnë se gjithçka do të jetë në varësi të zhvillimit ekonomik të vendit në krahasim me vendet e tjera europiane. Parashikimet e momentit nuk presin që kjo të ndodhë para vitit 2031. Banka Botërore ka referuar se standardi i jetesës për të arritur vendet e BE-së do të zgjatet edhe më shumë, nëse vendi nuk rritet me ritmet 4%. Papunësia ndër të rinj në Shqipëri është mbi 28% aktualisht. Ndërsa niveli i pagave mesatare është shumë poshtë vendeve të BE-së. Mungesa e perspektivës shihet themelore.

Nga ana tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se ulja e migracionit mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit. “Nëse migracioni neto do të reduktohet në zero, rritja reale e PBB do të përshpejtojë me 0.2 pikë përqindjeje”.

Banka Botërore, nga ana tjetër, ka konfirmuar se, Shqipëria ka shënuar nivelin më të lartë të emigracionit neto ndër të gjitha vendet e rajonit krahasuar me numrin e popullsisë. Sipas statistikave të Bankës Botërore, emigracioni neto gjatë periudhës 2011-2015 ishte – 91,750 persona (kjo është diferenca ndërmjet ikjeve dhe ardhjeve).

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top