Shqip

Edi Rama: Ja lista e dokumenteve që s’keni më nevojë të printoni

Në një konferencë për mediat nga Kryeministria, kreu i qeverisë Edi Rama bëri një përmbledhje të gjithë lehtësirave që janë krijuar për lehtësimin e burokracive për qytetarët.

Rama listoi me rradhë dokumentat që nuk nuk do të printohen më nga qytetarët por do të mundësohen nga zyrtat e shtetit.

“Certifikatat familjare dhe personale janë në sistem dhe nga sistemi zyrat e shërbimit të shtetit duhet ti nxjerrin pa asnjë qindarkë në kohë reale për t’iu dhënë qytetarëve shërbim.

Vërtetimet e pensionit po ashtu. Pensionistët nuk kanë më arsye të bëjnë asnjë metër rrugë dhe të humbasin asnjë sekondë rradhë për të marrë vërtetim pensioni.

Karta e shëndetit po njësoj, konfirmimet për gjendjen aktive të mjetit, konfirmimet për rifitimin e lejes së drejtimit, vërtetimet për lejen e drejtimit, kopje e kartelës së pasurisë, kopje e kadastrës, vërtetim i pronësisë, janë të gjitha letra, dokumenta që deri dje u nxinin jetën qytetarëve me shpenzimet mbi dhe nën dorë.

Sot qytetarët duhet të refuzojnë çdo zyrë, çdo nëpunës dhe ta denoncojnë nëse ua kërkon këto të printuara me vete”, tha Rama.

Burimi http://www.gazetadita.al/ja-lista-e-dokumenteve-qe-skeni-me-nevoje-te-printoni/

ΣΧΟΛΙΑ

Most Popular

To Top