Shqip

E vërteta mbi lëvizjen e Lirë në Zonën Shengen. Pse është i domozdoshëm fuqizimi i rregullave

Dje u bë publike se drejtori i përgjithëshëm i policisë Haki Çako , ka firmosur një urdhër me të cilin do fuqizohen rregullat e lëvizjes së lirë të qytetarëve Shqiptarë në zonën Shengen. Urdhri parashikon se të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt zonës Shengen do të pyeten për:

• Adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do shkojë;
• Ftesa e pritësit në vendin e destinacionit (të përmbajë kontaktet e pritësit);
• Biletë rezervimi për kthimin;
• Mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit;

Sipas urdhërit nësë një person nuk  përmbush këto kritere nuk do lejohet të kaloj në Europë.

Shqiptarët e alarmuar dhe filluan të kritikonin Drejtorin dhe qeverinë , mediat e nxorrën si superlajm,  etj etj por në fakt ky urdhër nuk është i ri.  Janë rregullat e  lëvizjes së lirë në zonën Shengen të cilat janë në fuqi këtu e shumë vite, thjeshtë Shqipëria nuk i zbatonte dhe shqiptarët i shkelnin me dy këmbë.

Policia jonë bënte një sy qorre, Bashkimi Europian një sy tjetër…por problemi doli jashtë kontrollit. Numri i shqiptarëve që duke përfituar nga lëvizja e lirë, shkojnë në shtetet e Bashkimit Europian dhe kërkojnë azil u  rrit jashtëzakonisht shumë. 12.000 qytetarë nga Shqipëria kërkuan azil në Gjermani vetëm gjatë vitit 2015, duke i bërë shqiptarët azilkërkuesit numër 2 mbas atyre Sirian.

Kjo detyroj shtetet e Bashkimit Europian ta shpallin Shqipërinë vënd të sigurtë, që do të thot që shancet që një qytetar shqiptar të përfitoj azil në Europë janë zero. . Por prap shqiptarët nuk u mposhtët. Vazhduan të shkonin masivisht në Europë dhe të kërkonin azil, duke u bazuar në atë shprehen popullore “Hajt ta provojmë një herë dhe të shkoj ku të shkoj”.  Sipas Eurostat, vetëm në tre vitet e fundit 2014-2016, në vendet e BE-së kanë hyrë mbi 118 mijë emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria. Shumica dërrmuese e tyre, përkatësisht 101 mijë vetë janë kthyer mbrapsht me forcë, një proces i cili vazhdon edhe gjatë 2017-ës. Vetëm në vitin 2016 janë kthyer mbrapa në Shqipëri 42.600 shqiptarë.

Erdhi dita që Shqipëria dhe Shqiptarët të përballen me të vërtetën. Të zbatojnë ligjin. Të zbatojnë rregullat ose  do vuajmë pasojat.

Kam besimin se ky është shanci i fundit që i jepet vëndit tonë. Nëse nuk përmirsohet gjëndja kam shumë frikë se Shqipëria do hiqet nga vëndet që mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Dhe atëherë do digjen të gjithë. Shqipëria dhe Shqiptarët do humbasim shumë privilegje që u desh vite ti përfitonim.

Për të lexuar rregullat e Levizjes të Lirë në Zonën Shengen jeni të lutur të klikoni artikullin e mëposhtëm

Levizja e lirë (pa viza) në vëndet e Zonës Shengen-Rregullat e lëvizjes së lirë

 

ΣΧΟΛΙΑ

ΤΕΛΕΥΤΑΙΑ ΑΡΘΡΑ

To Top